Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët

25/08/2026 - 21:09
në Lajme
A A
Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh përmban edhe detaje nga përgjimet e bisedave të tij me familjarët, të zhvilluara gjatë kohës sa ai ndodhej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, Sheholli dyshohet se ka shantazhuar biznesmenin Arben Jetullahu, duke i kërkuar para dhe duke e kërcënuar me publikimin e videove apo informacioneve që, sipas prokurorisë, do t’ia dëmtonin rëndë reputacionin. Prokuroria pretendon se shantazhi kishte nisur që nga viti 2022 dhe kishte vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit.

Në aktakuzë thuhet se Jetullahu, përmes një punëtori të tij, i kishte dorëzuar familjarit të Shehollit 500 euro, pasi ishte kërcënuar se në të kundërtën do të publikohej një video komprometuese. Prokuroria e cilëson këtë si pjesë të veprës penale të shantazhit.

Por, sipas dosjes, komunikimet e përgjuara në paraburgim tregojnë se presioni ndaj biznesmenit dyshohet se ka vazhduar edhe pasi Sheholli ishte prapa grilave.

“Mos e le këtë punë…”
Një prej bisedave është zhvilluar më 12 janar, gjatë vizitës që Sheholli kishte me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në këtë bisedë, Sheholli pyet djalin e tij, Imerin, nëse ishte takuar me personin e identifikuar në aktakuzë si “Lorik”. Pasi merr përgjigjen se Loriku ndodhej jashtë, Sheholli i jep udhëzime që t’i përcillet një porosi.

Në transkriptin e përgjimit, Sheholli dëgjohet duke i thënë djalit të tij që të mos e lërë çështjen dhe t’i përcjellë Lorikut porosinë për “atë”. Më pas, ai kërkon që Loriku t’i përcjellë një tjetër mesazh, duke thënë se “pa dalë një ditë” nuk bëhet puna.

Prokuroria e interpreton këtë komunikim si vazhdimësi të përpjekjeve për ushtrimin e presionit ndaj Arben Jetullahut, përmes personave të tretë dhe përdorimit të materialit komprometues si mjet kërcënimi.

Në një tjetër përgjim përmendet videoja
Në një bisedë tjetër të regjistruar gjatë vizitës së familjarëve, Sheholli dhe djali i tij flasin për faktin se disa video ndodheshin në dispozicion dhe se personi në fjalë “e din” se çfarë kishte bërë.

Në aktakuzë është përfshirë edhe një pjesë e transkriptit ku Sheholli kërkon që përmes personave të tjerë të ushtrohet presion dhe të përmendet ekzistenca e një videoje.

Në një tjetër pjesë të transkriptit, Sheholli i thotë familjarit që t’i përcillet Arbenit mesazhi se ekziston një video dhe se, nëse ai flet për çështjen, “puna osht koxhaa”.

Edhe në fund të janarit kërkohet kontakt me biznesmenin
Sipas aktakuzës, më 26 janar 2026, Sheholli është vizituar në paraburgim nga bashkëshortja e tij dhe djemtë Imer dhe Alor.

Gjatë kësaj vizite, prokuroria thotë se Sheholli i ka dhënë djalit të tij Imer udhëzim që, përmes një personi të identifikuar si “Nazmi”, të kontaktohej Arben Jetullahu dhe t’i përcillej një porosi. Sipas dosjes, Sheholli ka kërkuar që komunikimi të bëhej në mënyrë diskrete, jashtë pranisë së personave të tjerë.

Prokuroria e konsideron këtë si një tjetër dëshmi se, edhe gjatë paraburgimit, Sheholli dyshohet se ka vazhduar të mbajë kontakte indirekte me të dëmtuarin dhe të ushtrojë presion për realizimin e përfitimit pasuror.

Biznesmeni: Refuzimi i parave u pasua me lajme denigruese
Në deklaratën e tij në polici dhe prokurori, Arben Jetullahu ka thënë se me Shehollin njihej që nga viti 2014.

Sipas deklarimit të Jetullahut, në vitin 2021 Sheholli i kishte kërkuar para në formë huazimi. Ai thotë se, pasi kishte refuzuar, ishin publikuar lajme që e lidhnin atë me grupe kriminale në veri të Kosovës dhe që, sipas tij, i kishin dëmtuar imazhin personal, familjen dhe biznesin.

Jetullahu ka deklaruar se, për t’i ndalur sulmet mediatike, kishte paguar rreth 13 muaj nga 1,000 euro në muaj, kinse si pagë për marketing, ndonëse sipas tij Sheholli nuk kishte kryer punë në biznes.

Ndërkohë, në deklaratën e tij para prokurorisë më 14 gusht 2026, Sheholli e ka dhënë një version tjetër. Ai ka thënë se Jetullahu e kishte angazhuar dhe paguar për ta ndihmuar lidhur me sulmet dhe presionet mediatike ndaj kompanisë së tij, duke deklaruar se pagesat fillimisht ishin 1,000 euro e më pas 500 euro në muaj dhe se ishin bërë me vullnetin e biznesmenit.

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kurti po e injoron ofertën me gjashtë pikat e Aleancës, le t’i bëjë votat atëherë

Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
26/08/2026 - 17:43

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është takuar me përfaqësuesit e Aleancës që kur kjo parti i kishte...

Më shumëDetails

80-vjeçarja u gjet pa shenja jete, burri i dyshuari – çka dihet deri më tani për krimin në Prizren

Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
26/08/2026 - 17:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit, ku 80-vjeçarja Liza Dushi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot, në fokus çështja e Presidentit

Kurti e ftoi në takim, kjo është përgjigja e papritur e Abdixhikut
26/08/2026 - 17:20

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër...

Më shumëDetails

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin
26/08/2026 - 17:13

Gjykata Themelore në Pejë, këtë të hënë, i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ngjarje kjo që kishte...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon hetim të plotë pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr u paguan nga Serbia, morën pjesë në takime për bllokimin e rrugëve
26/08/2026 - 16:42

U.D. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 80-vjeçare në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe...

Më shumëDetails

Ky është 81-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prizren – viktima kishte lëndime në trup, çifti ishte vetëm në shtëpi

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
26/08/2026 - 16:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një grua 80-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë