Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA goditi Venezuelën/ Historia e ndërhyrjeve amerikane në Amerikën Latine

03/01/2026 - 15:44
në Ndryshe
A A
SHBA goditi Venezuelën/ Historia e ndërhyrjeve amerikane në Amerikën Latine
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm sot në 3 janar ndaj disa objektivave në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Tensionet me Karakasin lidhet edhe me luftën kundër narkotrafikut.

Operacioni i parë i njohur i SHBA-së brenda territorit venezuelan, një sulm me dronë ndaj një strukture portuale në bregun e vendit, u krye në fillim të dhjetorit nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Presidenti Donald Trump deklaroi më 26 dhjetor se “është një strukturë e madhe nga e cila nisen anijet… zona ku ngarkohen drogërat…e  tani nuk ekziston më”. CNN konfirmoi se operacioni u drejtua nga CIA.

Që nga fillimi i vitit 2025, Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione në Amerikën Latine, por deri tani sulmet e SHBA-ve ishin kryesisht detare, duke shkatërruar mbi 30 anije dhe shkaktuar rreth 80 viktima. Sulmi në Venezuelë shkatërroi një mol dhe disa anije të ankoruara, pa shkaktuar viktima. Një burim anonim i CNN tha se operacioni kishte karakter kryesisht simbolik, pasi mjetet portuale janë vetëm një nga shumë përdorimet për trafik droge nga grupi Tren de Aragua, që dërgon drogën drejt SHBA-ve dhe Evropës.

Historia e ndërhyrjeve amerikane në Amerikën Latine

SHBA-të dhe CIA kanë një histori të gjatë ndërhyrjesh në Amerikën Latine, shpesh të fshehta. Që nga fundi i shekullit XIX, me Luftërat e Bananeve në Amerikën Qendrore, për të mbrojtur interesat e kompanive amerikane.

1823 – Doktrina Monroe: Presidenti James Monroe deklaroi se “Amerika është për amerikanët”, duke paralajmëruar fuqitë evropiane të mos ndërhynin në hemisferën perëndimore.

1904 – Korolari Roosevelt: SHBA rivendikoi “të drejtën e ndërhyrjes” në çështjet e brendshme të vendeve latino-amerikane.

1934 – Politika e Fqinjësisë së Mirë: Presidenti Franklin D. Roosevelt premtuan mosndërhyrje, që u ndërpre gjatë Luftës së Ftohtë për të ndaluar ndikimin sovjetik.

CIA mori pjesë në shumë grushtshtete dhe operacione antikomuniste:

Guatemala (1954): mbështeti grushtshtetin ndaj presidentit Arbenz.

Kubë (1961): Invasioni i dështuar i Gjirit të Derrave kundër Fidel Castros.

Brazil, Ecuador, Bolivia (1960–1971): Financimi i qeverive ushtarake dhe grushtshteteve.

Operacioni Condor (1970–’80): mbështetje për diktatura në Kili, Argjentinë, Brazil, Uruguay, Paraguay dhe Bolivia; përndjekje, tortura, zhdukje të kundërshtarëve politikë.

El Salvador (1981): masakër e rreth 1000 civilëve në fshatin El Mozote.

Grenada (1983) dhe Panama (1989): operacione ushtarake për të rrëzuar qeveri marksiste dhe për arrestimin e Manuel Noriegas.

Rasti i Venezuelës

Venezuela nuk është Panamaja; një pushtim tokësor i SHBA-ve nuk duket praktik. Strategjia e Trump synon presionin për të detyruar presidentin Nicolás Maduro të dorëzohet ose të largohet drejt një vendi aleat (Rusi, Kinë, Kubë). Por Maduro qëndron i vendosur, duke nxitur një “fazë të armatosur të revolucionit” dhe duke mobilizuar qytetarët për mbrojtjen kombëtare përmes Komiteteve Integrale të Bazës Bolivariana, që do të shërbejnë si rrjet spiunimi dhe organizim social.

‘Lufta’ mes Karakasit dhe Uashingtonit duket se do të jetë e gjatë, duke rrezikuar qytetarët e zakonshëm dhe mijëra të burgosurit pa gjyq në Venezuelë.

OSE

JU REKOMANDOJMË

FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi

FBI jep alarmin, bota rrezikohet nga sulme kibernetike/ Hakerat me ndihmën e AI mund të marrin në kontroll sisteme me rëndësi
18/11/2026 - 09:58

FBI ka publikuar një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin biznese dhe organizata në mbarë botën. Sipas autoriteteve amerikane, kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me...

Më shumëDetails

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor

Fosili tre milionëvjeçar që po ndërlikon pemën e evolucionit njerëzor
13/11/2026 - 16:16

Një analizë e re e “Fëmijës së Taungut”, një prej fosileve më të rëndësishme të zbuluara ndonjëherë, sugjeron se disa të afërm të hershëm të njeriut mund të...

Më shumëDetails

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
13/11/2026 - 08:43

Mendoni për një “kurth mjalti” dhe mund të imagjinoni diçka nga një film i James Bond: një grua të bukur dhe misterioze që përdor joshjen e saj për...

Më shumëDetails

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente

Talibanët, në Afganistan, ua ndalojnë mjekëve meshkuj të trajtojnë gratë paciente
12/11/2026 - 13:32

Në Afganistan, talebanët po ndalojnë në mënyrë jozyrtare mjekët dhe dentistët meshkuj që të trajtojnë gratë, duke i lënë shumë gra afgane pa kujdes mjekësor, sipas dëshmive të...

Më shumëDetails

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
11/11/2026 - 15:45

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale. Paralelisht, teknologjia e re do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë