Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit

22/11/2023 - 17:38
në Kryesore, Lajme
A A
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Ballkan, palët të zgjedhin dialogun në vend të konfliktit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua të mërkurën në Shkup me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të Aleancës, për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë; luftën që po vazhdon në Ukrainë si dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, por dhe mbi tema të tjera.

Stoltenberg tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe sipas tij ka arsye për shqetësim.

“Ne shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë-Hercegovinë, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Mbi të gjitha, shtetet autoritare, siç është Rusia synojnë të minojë demokracitë tona”, tha shefi i NATO-s.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”, theksoi më tej ai.

“Riagazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është thelbësor për rrugën e Beogradit dhe Prishtinës drejt paqes dhe mirëqenies. Propozimi i fundit për Asociacionin e Komunave me Shumicsë Serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha që të shmangen konfliktet që kanë zgjatur shumë kohë”, tha Stoltenberg.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka propozuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku do të jenë të pranishme jo vetëm anëtaret e Aleancës por edhe vendet partnere të saj.

Ai në konferencën e përbashkët të shtypit më shumë foli për Kosovën, ndërsa sulmin e fundit në veriun e saj e konsideroi si një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike.

Kryeminisrti Rama theksoi dhe synimet për shpejtimin e procedurave rreth ndërtimit të bazës së NATO-s në Porto Romano, sepse kjo do të ishte e rëndësishme sipas tij, për vlerën strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitonte një qasje të shpejtë në këtë anë të Evropës për qëllimet e mbrojtjes së përbashkët.

Ai, ndërkohë bëri me dije se vendi i tij ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 qëllimin e financimit të mbrojtjes me 2 përqind, siç e kërkon NATO-ja, për të qenë në frontin e vendeve të Aleancës në të gjitha sfidat e përbashkëta.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia tha se kjo duket të jetë pjesë e fushatës parazgjedhore në vendin fqinj. “Mirë që ka zgjedhje në Serbi”, komentoi ai.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se qëndrueshmëria dhe siguria që ofron NATO-ja për vendin e tij dhe rajonin sjell edhe mirëqenie ekonomike, investitorë evropianë dhe amerikanë dhe standarde më të mira për qytetarët.

“Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai, ndërsa shtoi se vendi ka kapacitet për t’i bërë ballë ndikimit rus dhe synimeve keqdashëse, ndërsa vendin e tij e shikon si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç theksoi përkushtimin e fuqishëm të qeverisë së tij për plotësimin e synimeve strategjike që janë: anëtarësimi i plotë në BE, zbatimi i politikave të NATO-s dhe zgjerimi i bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në rajon kërkon një vigjilencë të vazhdueshme të BE-së dhe NATO-s, ndërsa tha se vendi i tij “ka 0 probleme me fqinjët”.

Në takim është diskutuar edhe për luftën brutale të Rusisë ndaj Ukrainës, siç tha kreu i Aleancës, teksa shtoi se nuk shikon shenja tek Putini për të negociuar apo ndalur luftën.

Ai u shprehu mirënjohje vendeve të rajonit për dhënien e mbështetjes jetike, siç tha, për Ukrainën.

Stoltenberg përsëriti se Aleanca nuk shikon një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj vendeve anëtare dhe ndaj rajonit. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një vend të suksesshëm në më shumë fusha, “përfshirë të qenurit një shoqëri e suksesshme shumetnike që i dëshmon rajonit dhe më gjerë se njerëz me origjinë të ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”. “Dhe një vend aleat i vlerësuar lart”, u shpreh ai. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë