Një incident i rëndë ka ndodhur sot në orët e paradites në oborrin e Gjykatës në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me një mjet të fortë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, të dy personat e përfshirë ishin palë në një seancë gjyqësore që po zhvillohej në këtë gjykatë.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, deklaroi Bytyqi.
Ndërkohë, portali Suhareka Online ka publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihen njolla gjaku në oborrin e gjykatës, duke dëshmuar ashpërsinë e sulmit.