Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lidhja e Naser Malokut me zyrtarin që vendosi për tenderin milionësh të Ministrisë së Pecit

18/06/2025 - 16:21
në Lajme
A A
Lidhja e Naser Malokut me zyrtarin që vendosi për tenderin milionësh të Ministrisë së Pecit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paparaci ka siguruar dëshmi për lidhjet e afaristit Naser Maloku, pjesë e kompanisë fituese të tenderit për fabrikën e mbetjeve të kafshëve, me njërin prej anëtarëve të Komisionit Vlerësues të Tenderëve në këtë proces prokurimi.

Një fotografi të cilën e ka siguruar Paparaci zbulon lidhjen e Naser Malokut, bashkë-aksionarit të kompanisë fituese të tenderit për fabrikën e mbetjeve shtazore me njërin zyrtarët e AUV-it që vlerësoi ofertat e kompanive.

Fotografia tregon Naser Malokun, aksionarin e kompanisë “LIP KS & IT” SHPK, në shoqërinë e Shkëlzen Morinës, zyrtar i lartë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Morina luajti rol vendimtar në procesin e përzgjedhjes së kompanisë së Malokut për marrjen në shfrytëzim të fabrikës së mbejteve shtazore.

Drejtor i Drejtorisë së Administratës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), ishte pjesë e komisionit vlerësues të tenderëve në rastin e procesit së dhënies në shfrytëzim të fabrikës, rast të cilin është duke e hetuar penalisht Prokuroria Speciale.

Vlerësimi i Shkëlzen Morinës dhe katër anëtarëve të tjerë të Komisionit Vlerësues të Tenderit i hapi rrugë nënshkrimit të kontratës për dhënien në shfrytëzim të fabrikës, në një proces të dyshimtë për një sërë shkeljesh ligjore.

Morina dhe të tjerët, në një takim të komisionit vlerësues të tenderit në tetor të vitit të kaluar, pasi bënë hapjen e dosjes së ofertuesit “LIP KS & IT” SHPK, e vlerësuan ofertën e kompanisë fituese si të përgjegjshme dhe lëshuan dritën e gjelbër për përmbylljen e negociatave mes përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë fituese.

Pas marrjes së aprovimit nga komisioni i tenderëve, Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Bujqësisë e përzgjodhi për kontratë kompaninë “LIP KS & IT” SHPK, bashkë-aksionare e së cilës është Naser Maloku, biznesmeni i cili rezulton të jetë i afërt me anëtarin e komisionit vlerësues të tenderëve, Shkëlzen Morinën.

Kontrata mes Ministrisë së Bujqësisë dhe “LIP KS & IT” SHPK u nënshkrua më 10 janar të këtij viti.

Sipas kontratës, kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K. i është dhënë e drejta për operim të fabrikës për 20 vite, duke u llogaritur viti 2024 deri në vitin 2044, me mundësi vazhdimi.

Kompania obligohet të paguajë një qira prej 30 mijë euro brenda vitit, që i bie nga 2 mijë e 500 euro çdo muaj, tregon dokumentacioni i kontratës. Neni 4 i kontratës parasheh edhe subvencionin e kompanisë për çdo kilogram të grumbulluar dhe përpunuar.

Kush është Shkëlzen Morina?

Para se të ushtronte funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Administratës në AUV, Shkëlzen Morina kishte ushtruar disa funksione në shërbimin civil.

Që nga koha e udhëheqjes së Ministrisë së Infrastrukturës nga Fatmir Limaj, Morina shërbeu në shërbimin civil të këtij dikasteri qeveritar për rreth dhjetë vjet. Për një kohë gjatë kësaj periudhe, mbajti pozitën e drejtorit të Tatimeve. Ishte përgjegjës për shpronësimet e pronave të paluajtshme.

Në vitin 2020, ai u transferua nga Ministria e Infrastrukturës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, për t’u emëruar direkt si ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ-së.

Gjatë Qeverisë Kurti II, Morina u transferua në një tjetër pozitë të administratës shtetërore. Kësaj radhe u vendos në AUV.


Naser Maloku, biznesmeni i fuqishëm i Ferizajt

Naser Maloku është një nga biznesmenët më të fuqishëm të qytetit të Ferizajt.

Përpos aksioneve në kompaninë e përzgjedhur për marrjen në shfrytëzim të fabrikës së mbetjeve shtazore, ai është drejtor ekzekutiv i kompanisë “Fitorja” Sh.p.k., një biznesi të themeluar para më shumë se 30 vitesh nga babai i tij, Tahiri.

Kompania e cila fillimisht nisi të tregtonte materiale ndërtimore për t’u zgjeruar më pas në ndërtim të komplekseve banesore e vilave.

Bazuar në të dhënat e kompanisë “Fitorja” Sh.p.k. në uebsajtin e saj zyrtar, ajo ka ndërtuar një kompleks vilash në zonën e parkut kombëtar të “Sharrit” në Brezovicë, e cila iu nënshtrua një hetimi penal që rezultoi me mbi 15 të arrestuar.

Një nga njollat më të mëdha të veprimtarisë biznesore të Naser Malokut është vendosja në rrezik e komplet tregut të sigurimeve në Kosovë.

Për disa vite, Maloku si drejtor i “Fitorja” Sh.p.k. e menaxhoi kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”. Atë e çoi në falimentim. Në këtë kompani sigurimesh nën menaxhimin e familjes Maloku, kishte punuar vëllai i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Kosova e Re” falimentoi nën menaxhimin e kompanisë “Fitorja” Sh.p.k. për shkak të paaftësisë së kompanisë për t’i përmbushur kërkesat ligjore për kapital të përcaktuara me ligj.

Në vitin 2020, kompania kishte mungesë të kapitalit në shumë prej 6 milionë euro dhe mungesë për solvencë 4.50 milionë euro, duke e rrezikur shembjen e sistemit të sigurimeve të cilin e rregullon Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Për shkak të këtyre problemeve, BQK-ja e mbajti kompaninë “Kosova e Re” nën administrim të përkohshëm për 11 muaj në periudhën 2020-2021.

Pas përfundimit të fazës së administrimit, në shtator të vitit 2021, BQK-ja ia revokoi licencën kompanisë në pronësi të “Fitorja” Sh.p.k., duke e vulosur falimentimin e saj.

JU REKOMANDOJMË

“Boll mo”, Rama fton qytetarët në protestë më 1 shtator: Qeveria Kurti u ka marrë komunave mbi 344 milionë euro

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
30/08/2026 - 13:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga kryetarët e komunave më 1...

Më shumëDetails

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive
30/08/2026 - 13:46

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1...

Më shumëDetails

Ramadani për LVV-në: Ne po flasim për shtetin, ata po bëjnë gjithçka për pushtetin

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
30/08/2026 - 13:40

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Ramadani ka folur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova

Tragjedi në Gjermani: Bie nga skela dhe humb jetën punëtori nga Tetova
30/08/2026 - 13:24

Një 52-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën të enjten në një aksident në vendin e punës në Oranienburg të Gjermanisë. Sipas raportimeve, T.M. ra nga skela e katit...

Më shumëDetails

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video
30/08/2026 - 13:17

Një kosovarit i është vjedhur çanta me para dhe telefon gjatë qëndrimit në Ulqin. Momenti i vjedhjes është filmuar dhe pamjet tregojnë qartë se si personi i dyshuar...

Më shumëDetails

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8
30/08/2026 - 12:55

Një shpërthim i fuqishëm ka trazuar pas mesnate një lagje në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur granatë dore në oborrin e një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë