Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shfaqen vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve, MPJD i jep vërejtje kompanisë

16/07/2024 - 16:36
në Lajme
A A
Shfaqen vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve, MPJD i jep vërejtje kompanisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kohëve të fundit është përballur me vonesa në transportimin e pasaportave të mërgimtarëve nëpër konsullatat e Kosovës nëpër Europë.

Problemi është shfaqur me kompaninë e cila ka fituar tenderin për të kryer këtë shërbim, në ndërkohë MPJD i ka shqiptuar vërejtje asaj, duke e paralajmëruar edhe për shkëputje të kontratës.

Në një përgjigje për KALLXO.com, MPJD nuk ka dhënë informata se që sa kohë është përballur me këtë problem, por ka bërë të ditur se menjëherë pas shfaqjes së problemit është shqiptuar vërejtja për kompaninë e kontraktuar.

“Referuar pyetjeve tuaja, përkitazi me mosarritjen në kohë të postës diplomatike, respektivisht pasaportave të Kosovës në disa misione diplomatike jashtë vendit, nga operatori ekonomik për ofrimin e shërbimeve postare diplomatike, ju njoftojmë se menjëherë konform mundësive të parapara ligjore, MPJD i ka shqiptuar vërejtje operatorit ekonomik si dhe duke e paralajmëruar se mosrespektimi i afateve, pason me masa të parapara me ligj, deri në shkëputje të kontratës” – thuhet në përgjigje.

MPJD ka thënë se do të evitojë çdo vonesë të tillë, sidomos tash në kohën kur mërgimtarët kanë planfiikuar pushimet e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon shtetasit e Republikës së Kosovës në mërgatë se do të evitojë çdo vonesë të tillë, aq me tepër në një kohë kur ata kanë planifikuar pushimet e tyre verore”.

Kompania që ka fituar tenderin është “A.L.Dushi”. KALLXO.com ka kontaktuar përmes telefonit me pronaren e kësaj kompanie Xhylizare Selimi – Dushi, për të kuptuar për arsyet e vonesave të transportit të pasaportave, por ajo ka kërkuar që pyetjet t’i adresohen me shkrim.

Dy ditë pas dërgimit të pyetjeve me shkrim, Selimi – Dushi, më 12.07.2024 përmes telefonit ka thënë se nuk mund të ofrojë përgjigje pa marrë miratimin e menaxhmentit.

“Nuk ke marrë përgjigje sepse nuk po mundem me të dhënë kurrfarë përgjigje pa e marrë një konfirmim prej menaxhmentit. Me që unë kam pozitën e përfaqësueses së autorizuar të kompanisë, nuk mundem me të dhënë përgjigje pa ma jap dritën e gjelbërt ata” – ka thënë ajo përmes telefonit.

Kontrata në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe kompanisë “A.L. Dushi” është nënshkruar me datë 14.06.2024 dhe vlen për 36 muaj. Vlera e parashikuar e kontratës është 250 mijë euro, ndërsa kontratë kornizë – me çmim për njësi.

Sipas kontratës së nënshkruar, kompania për në Evropë ka afat që të dorëzojë dërgesën nga 24 deri në 48 orë, nga marrja e saj.

Ndërsa për në SHBA, Kanada, Australi, Azi dhe Afrikë afati për dorëzimin e dërgesës nga marrja e saj është 36 deri në 72 orë

KALLXO.com ka kontaktuar me Konsullatet e Kosovës në Evropë si në Berlin, Milano, Cyrih apo Shtutgart për të kuptuar për problemet e shfaqura nga vonesa e transportimit të pasaportave, por të njëjtit nuk kanë dhënë informata, duke kërkuar që të kontaktohet MPJD.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë