Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post.
Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se mandati i saj u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”.













