
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në një prononcim për Gazeta Blic, është deklaruar për lirimin nga detyra nga Qeveria e Kosovës, të Ekipit Menaxhues për draft-statutin e Asociacionit.
Ajo këtë e quan tentativë të re të qeverisë, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga ajo për çka janë pajtuar dje palët.
“Lirimi nga detyra e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statusit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe është një tentativë e re e qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga takimi i djeshëm dhe ajo për çfarë janë pajtuar”, thotë ajo.
“Synimi i tyre është për të hedhur përgjegjësi diku tjetër për dëmin që po ia shkaktojnë vendit, por këto janë përpjekje të kota të tyre sepse qytetarët e njohin tashmë realitetin e kësaj qeverie dhe e din të vërtetën e saj”, thekson deputetja e LDK-së për Gazeta Blic.
Se sa do të ndikojë kjo në procesin e themelimit te Asociacionit, ajo thotë se është në dorën e qeverisë që të formojë ekip të ri, por që nuk pre që të ketë ndikim në themelimin e Asociacionit.
“Tani është në dorën e qeverisë që të formojë një ekip të re për hartimin e draft-statusit të asociacionit, gjë që nuk pres që të afektojë në procesin e themelimit”, deklaron deputetja Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic












