Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Prishtinë, Policia del me detaje!

22/09/2024 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Prishtinë, Policia del me detaje!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkatërrimi i laboratorit të drogës në Prishtinë, Policia: Substancat përpunoheshin dhe shiteshin në doza të vogla në rajone të ndryshme

Një tjetër laborator që përdorej për përpunimin e heroinës dhe kokainës, është shkatërruar në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth zbulimit të këtij laboratori dhe shkatërrimit të tij.

Ky laborator në rrugën “Hyzri Talla” është zbuluar pas një hetimi dhjetëmujor, me masa të veçanta hetimore të aplikuara nga hetuesit e antidrogës.

“Pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore, në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike,” njofton Policia e Kosovës.

Substancat ishin në proces të terjes dhe ngurtësimit, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe mjetet e përdorura për përpunimin e këtyre substancave.

Policia dyshon se laboratori ka qenë aktiv për një periudhë të gjatë, dhe substancat e përpunuara përdoreshin për paketim dhe shitje në rajone të ndryshme të vendit.

“Dyshohet që ky ‘Laborator’ është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku substancat paketoheshin në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia vazhdon të kërkojë nga qytetarët që të ndihmojnë në luftën kundër narkotikëve, duke ofruar informata të rëndësishme për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarive të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndryshe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se “askush nuk do të jetë i paprekshëm para ligjit,” duke theksuar se laboratori i fundit i zbuluar ishte i 19-ti në tri vitet e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Vetaksident i rëndë në Vushtrri, vetura bie nga ura

Vetaksident i rëndë në Vushtrri, vetura bie nga ura
24/10/2026 - 17:00

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në Vushtrri. Një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke rënë nga një urë në qendër të qytetit....

Më shumëDetails

Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)
24/10/2026 - 16:28

Politikanë shqiptar Arlind Qorri ka folur ekskluzivisht për Gazetën Online Veriu.info pasi u sulmua rëndë me sprej nga Policia shqiptare derisa po protestonte paqësisht. Ai ka thënë se...

Më shumëDetails

Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve
24/10/2026 - 16:27

Një rrjet i dyshuar mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve (call center), që kishte vënë në shënjestër shtetas të huaj, është goditur nga Policia e Kosovës. Në mesin e...

Më shumëDetails

“Poshtë diktatura”, mijëra protestues në Tiranë ia mësyejnë Kryeministrisë (VIDEO)

“Poshtë diktatura”, mijëra protestues në Tiranë ia mësyejnë Kryeministrisë (VIDEO)
24/10/2026 - 15:50

Me thirrjen “Poshtë Diktatura” mijëra protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas një përballjeje me policinë te Ministria e Arsimit, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Mbetet për tu parë...

Më shumëDetails

Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro, Pacolli i “qorton”: Institucionet duhet të jenë shembull

Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro, Pacolli i “qorton”: Institucionet duhet të jenë shembull
24/10/2026 - 15:35

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro komunën e Prishtinës për ‘’moskryerjen e detyrave dhe...

Më shumëDetails

DW: Çfarë do t’u sjellin zgjedhjet në Serbi serbëve të Kosovës?

DW: Çfarë do t’u sjellin zgjedhjet në Serbi serbëve të Kosovës?
24/10/2026 - 14:56

Kilometra nën rrota, bllokime trafiku dhe pritje. Kjo është ajo që i pret serbët e Kosovës nëse duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlamentin e Serbisë. Çfarë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shkarkohet nga pozita e kryeinspektores së Farmacisë, Remzije Thaçi – vendimi zbulon dyshimet për manipulim me fatura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë