Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkeljet ligjore që ia ndalën Përparim Ramës pazarin milionësh për Tulloren me biznesmenin e dënuar për pastrim parash

30/09/2026 - 15:37
në Lajme
A A
MAPL e vlerëson të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e Tullores ndaj biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale në lokacionin “Tulltorja” për kompaninë “BGC SH.P.K.”, prapa së cilës qëndron Blerim Gërbeshi, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për shpëlarje parash.

Vendimi i miratuar më 11 shtator i është dërguar për shqyrtim në MAPL më 17 shtator. Pas shqyrtimit të tij, ministria ka konstatuar se ai është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që ta rishqyrtojë dhe harmonizojë atë me ligjin.

Një nga problemet kryesore të evidentuara nga MAPL, sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, lidhet me mënyrën e negocimit për dhënien e pronës në shfrytëzim.

Sipas ministrisë, Rregullorja QRK Nr. 09/2020 i jep kryetarit të komunës të drejtën për negocim vetëm në raste të caktuara, kur investimi i planifikuar i plotëson kriteret e përcaktuara sipas sektorit dhe vlerës së investimit.

Por, sipas MAPL-së, projekti i paraparë për “Tulltoren” nuk përfshihet në sektorët për të cilët lejohet kjo procedurë.

“Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një kompleksi modern shumë funksional, i cili do të shërbej si një qendër ekonomike kulturore dhe afariste me rëndësi për kryeqytetin”, thuhet në dokumentin e MAPL-së.

Ministria vlerëson se ky qëllim “nuk ka të bëjë me sektorët e paraparë” në dispozitën përkatëse të rregullores, e cila përcakton rastet kur kryetari mund të përdorë të drejtën e negocimit.

MAPL më tej konstatuar se prona e “Tulltores”, me sipërfaqe prej 54 mijë e 260 metrash katrorë, nuk ishte përfshirë në listën e veçantë të pronave të paluajtshme komunale të planifikuara për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Sipas dokumentit, prona ndodhet në Zonën Kadastrale Prishtinë, ndërsa pronar është Komuna e Prishtinës.

MAPL e lidh këtë gjetje me nenin 13 të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili përcakton të dhënat që duhet të përmbajë lista e pronave të parapara për dhënie në shfrytëzim.

Për këto arsye, ministria ka kërkuar që Kuvendi Komunal i Prishtinës, brenda 30 ditëve, ta rishqyrtojë vendimin dhe ta harmonizojë atë me legjislacionin në fuqi.

Edhe pse projekti prezantohet si një hap i madh zhvillimor, lidhja e kësaj marrëveshjeje ngre pyetje të mëdha etike dhe ligjore.

Sipas të dhënave nga historiku i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për Blerim Gërbeshin, ai figuron me rol si pronar/aksionar dhe drejtor/agjent i regjistruar në periudha të ndryshme në kompaninë “BGC SH.P.K.”

Burime të Gazetës Insajderi konfirmojnë se ai vazhdon të jetë pronar/aksionar prapa kësaj kompanie.

Gërbeshi nuk është emër i panjohur për drejtësinë kosovare.

Në qershor të vitit 2023, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë (Mirsad Popova dhe Arjan Ibriqi) për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Vendimi u mor nga gjykatësja Shadije Gërguri, pas një marrëveshjeje për pranim fajësie të lidhur me Prokurorinë Speciale.

Blerim Gërbeshit i u shqiptua një dënim unik prej 2 vite burgim me kusht (me periudhë verifikimi 3 vjeçare) si dhe 15,000 euro gjobë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 shtator 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj Blerim Gërbeshit, Arjan Ibriqit dhe Mirsad Popovës, me pretendimin se të njëjtit në periudha kohore nga viti 2012 deri në vitin 2014 kishin kryer veprën penale “shpëlarja e parave”.

Blerim Gërbeshi akuzohej se gjatë viteve 2012-2014 në vazhdimësi me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit dhe lëvizjes së pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme me qellim që kjo pasuri të duket e ligjshme, paratë e fituara nga shitblerja e duhanit i kishte deponuar dhe transferuar në firma ndërkombëtare, duke realizuar transaksione në vlerë prej 365,770.98 euro, prej tyre 317,825.17 ishin deponuar, ndërsa transaksione dalëse ishin regjistruar 317,825.17 euro.

Në këtë mënyrë, Gërbeshi akuzohej nga Prokuroria se prej datës 06.04.2012 deri në datën 11.06.2013 ka transferuar për transfer ndërkombëtar për firmën “Mavrikos Import Sa Piraeus Grrece”, me përshkrim për pagesë malli shumën prej 69,780.00 euro, ndërsa me data tjera shumën prej 82,00.00 firmës ndërkombëtare “Tutinski Kombinat Cogar”, derisa më datën 20.06.2012 për firmën ndërkombëtare “Oldovan Train Minodor Romania”, shumën prej 12,000.00 euro.

Gërbeshi po ashtu akuzohej se në vazhdimësi me të akuzuarin Mirsad Popova kishte bashkëvepruar me qëllim të fshehjes së burimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, duke përfituar mjete në shuma të mëdha të cilat Blerim Gërbeshi, sipas aktakuzës, i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, ata kishin vepruar duke hapur llogari për të deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale, të cilat i akuzuari Gërbeshi, i kishte dhënë e më pas shumën prej 100,150.00 euro e kishin transferuar nga Banka Komerciale TEB, në Greqi në biznesin “Mavrikos Imports S.A Piraeus”, ndërsa përmes xhirollogarisë të biznesit “DPH BONTON-B” më datë 10.07.2012 kishin deponuar shumën kesh prej 10,062.00 euro dhe me të njëjtën datë i kishin transferuar në Greqi.

Gjatë seancës ku u hodh në votim ky projekt, atmosfera në Kuvendin Komunal të Prishtinës ishte mjaft e tensionuar.

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) shprehën pakënaqësi të thella lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të kësaj prone komunale. Gjatë fjalës së kryetarit Përparim Rama, asamblistët e LVV-së nxorën pranga dhe krijuan zhurmë duke goditur tavolinat me duar në shenjë proteste.

Përkundër protestës, projekti u miratua me 31 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari Përparim Rama, e mbrojti fuqimisht projektin para asamblistëve, duke thënë se kjo tokë nuk i falet askujt, vetëm se jepet në shfrytëzim për 50 vite.

“Ky projekt votohet sot. Tulltoren, nga hapësirë e mbuluar me bërllog, e pazhvilluar, e pasigurt dhe pa funksion për qytetin, po e kthejmë në Qendër për Zhvillimin e Artit, Kulturës dhe Teknologjisë. Kjo tokë nuk falet. Toka mbetet pronë e Kryeqytetit. Jepet në shfrytëzim për 50 vjet për me u zhvillu dhe, për këtë shfrytëzim, Kryeqyteti përfiton 1 milion euro çdo vit. Për 50 vjet, mbi 50 milionë euro për Kryeqytetin”, kishte deklaruar ai.

Lidhur me këtë ngjarje, Gazeta Insajderi ka tentuar disa herë të kontaktojë me kompaninë “BGC SH.P.K.”, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gazetes. As Komuna e Prishtinës asnjëherë s’janë përgjigjur lidhur me këtë çështje, përkunder pyetjeve të parashtruara ndaj tyre.

JU REKOMANDOJMË

Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”

Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
30/09/2026 - 15:36

Shefi i UNMIK’ut në Kosovë, Peter Due, ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Petar Petkoviqin, takim i cili është zhvilluar para seancës së Këshillit të...

Më shumëDetails

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
30/09/2026 - 15:33

Kryeministri Albin Kurti sot tha se ende është e vlefshme marrëveshja mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Bekim Sejdiun kandidat për President...

Më shumëDetails

Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
30/09/2026 - 15:27

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë, pas lejimit të xhirimit të videoklipit të...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti: Ne zgjedhim “zgjedhjet e reja” në vend të nënshtrimit politik

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
30/09/2026 - 15:12

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me një marrëveshje politike për zgjedhjen e kandidatit për një post institucional. Hoti thotë se marrëveshjet mes kryetarëve...

Më shumëDetails

Greiçevci akuzon ish-prokurorin Williamson: Gënjeu për trafikim organesh për t’ia imponuar Kosovës Gjykatën Speciale

Greiçevci akuzon ish-prokurorin Williamson: Gënjeu për trafikim organesh për t’ia imponuar Kosovës Gjykatën Speciale
30/09/2026 - 15:03

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-prokurorit Clint Williamson i cili deklaroi se ‘Kosova nuk e përgatiti publikun për vendimin...

Më shumëDetails

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
30/09/2026 - 14:53

Gjykata Kushteteuse konstatoi një javë më parë se Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë, por nuk tha se kjo ka ndonjë pasojë. Në aktgjykimin e plotë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë