Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, tha se nuk do të marrin pjesë as të premtën në vazhdimin e seancës konstituive.
Gjini tha se kjo seancë është e jashtëligjshme dhe nuk e ka qëllimin të themelojë instituconet.
“Qëllimi është për të mbërritur përtej datës 13 shtator”, deklaroi ai.
Ai shtoi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
“Për momentin nuk kemi rrugë tjetër pos me ju referu Gjykatës Kushtetuese, do të synojmë koordinim edhe me dy partitë e tjera. Po, absolutisht duhet t’i referohemi Gjykatës Kushtetuese, duhet të përgatitet lënda sa më mirë të jetë e mundshme dhe duhet të gjendet momenti se kur duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kjo lëndë, patjetër”, deklaroi Gjini.













