Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nagavci s’merr përgjegjësi për rezultatet në PISA: “Ndihem shumë mirë, rezultatet në arsim nuk shihen brenda natës”

09/09/2026 - 14:43
në Lajme
A A
Nagavci: Në zgjedhje shkojmë vetëm kur do Vetëvendosje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për rezultatet e Kosovës në testin PISA, duke thënë se për punën e bërë gjatë kohës sa ishte ministre dhe gjatë qeverisjes Kurti ndihet shumë mirë.

Ajo ka theksuar rëndësinë e një konsensusi mbarëshoqëror për avancimin e arsimit, ndërsa ka përmendur investimet dhe reformat e bëra në edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve dhe rishikimin e teksteve shkollore.

“Sa i përket rezultateve PISA, është tejet e rëndësishme që të ketë një konsensus mbarë shoqëror për avancimin e arsimit. Për kohën sa vetë kam qenë ministre dhe për kohën sa ka udhëhequr Qeveria Kurti, unë ndihem shumë mirë, sepse kemi pasur investime dhe reforma, çka nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se investimet në edukimin e hershëm gjatë Qeverisë Kurti kanë qenë më të mëdha se në qeveritë e mëparshme.

“Ju besoj e dini që investimet në edukimin e hershëm në kohën e Qeverisë Kurti kanë qenë më të mëdha se në të gjitha qeveritë e mëparshme, ndërkohë që të gjitha studimet dhe të gjitha rezultatet e studimeve tregojnë që edukimi i hershëm është kryesori për rezultatet më të mira të nxënësve”, ka thënë ajo.

Nagavci ka përmendur edhe, siç i ka quajtur, bllokadat partiake nga komunat për investime, si dhe punën në kurikulën për edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve e edukatorëve dhe rishikimin e teksteve shkollore.

“Përkundër që kemi pasur investime të jashtëzakonshme, kemi pasur bllokada partiake prej komunave për investime. Përtej kësaj, ne kemi punuar në kurikulën për edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve, edukatorëve, kemi filluar për herë të parë rishikimin e teksteve shkollore dhe shumë veprime të tjera, rezultate që do të shihen ndërkohë, sepse rezultatet në arsim nuk shihen as brenda ditës, as brenda vitit”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka bërë thirrje për një debat të mirëfilltë për arsimin, duke thënë se kjo është një temë që i përbashkon të gjithë dhe lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Arben Gashi-VV’së: Dita e përgjegjësisë po vjen, s’mund ta mbani Kosovën peng

Gashi për votimin në Asamblenë Parlamentare: Kurti thoshte i ka votat e britanikëve, prej 18 votuan veç tre, njëri kundër
09/09/2026 - 14:39

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit. Gashi ka thënë se dita e përgjegjësisë po vjen dhe se LVV e...

Më shumëDetails

Ngërçi i ri në konstituimin e Kuvendit, përfshihet në “debat” edhe Dejona Mihali e VV

Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
09/09/2026 - 14:35

Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë në debatin për ngërçin e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së institucioneve të reja. Mihali ka ngritur pikëpyetje ndaj...

Më shumëDetails

Pas shtyrjes së seancës reagon Hykmete Bajrami: Sot e patë kush po e bllokon Kuvendin

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
09/09/2026 - 14:25

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot është parë qartë se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të reja. Ky reagim i Bajramit ka ardhur...

Më shumëDetails

Gruda: VV po e zvarritë konstituimin edhe pse iu thamë ta kryejmë për hir të 16 shtatorit

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
09/09/2026 - 14:16

Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ka thënë se është e turpshme kjo që po e bën Lëvizja Vetëvendosje me procesin e themelimit të institucioneve të vendit. Ai ka...

Më shumëDetails

Skandal me sallamin në dyqanet Conad, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit del me thirrje për konsumatorët

Skandal me sallamin në dyqanet Conad, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit del me thirrje për konsumatorët
09/09/2026 - 14:06

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami të tërheqin dhe ta kthejnë atë pranë pikave të shitjes, pas një njoftimi...

Më shumëDetails

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri

Bashkësia Islame e Kosovës i bashkohet mbështetjes për Marshin për Liri
09/09/2026 - 13:41

Përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të kryesuar nga Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u pritën sot nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Policia i jep tender prej 800 mijë euro me procedurë të negociuar “Beni Dona Plast”, kompanisë të Ragip Mustafës së LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë