Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkëlzen Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri

26/09/2023 - 13:30
në Lajme
A A
Shkëlzen Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me përplasjen e armatosur që ndodhi dy ditë më parë mes terroristëve serbe dhe Policisë së Kosovës në veri.

Maliqi tha se kjo ngjarja ka patur mundësi të ishte edhe me tragjike por duke qenë nën mbikqyrjen e KFOR dhe negociatave që janë zhvilluar, ka sjellë tërheqjen dhe ndërprerjen e konfliktit të armatosur.

“Diçka është prit që do të ndodhte në veri. Ka patur edhe paralajmërimeve prej organizatavete të sigurisë më herët, është thënë që po ushtrohen diversantët edhe ndodhi kjo. Ka qenë rast tragjik se ka të vrarë dhe të plagosur dhe ka patur mundesi të ishte një përleshje pak më e madhe por si duket meqë ka qenë nën survejimin e forcave të KFOR dhe ka patur si duket edhe negociata ata janë tërhequr me kohë mos me pas ma shumë viktima dhe kanë shpëtu pelegrinët. Nuk e di a është luajtur për fatin e tyre apo ka patur ndonjë plan tjetër me i masakru dhe me ia ‘ngjit’ fajin Policisë së Kosovës e Kosovës . Është shumë e paqartë, tani shkojnë hetimet, por vetë akti terrorist e ka mobilizu edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që tani me qenë më intensive më e ‘prerë’ në iniciativa. Tani u informuam që janë mbledhë krejt emisarët e vendeve kyçe që janë të angazhaur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pritet që do të dalin me masa të reja, por cilat do të jenë këto masa ende nuk dihet . Më duket se do të bëhet presion edhe në Beograd edhe në Serbi, Beogradi e ka humbur njëfarë përparësie që kishte gjatë kohës që mundohej të tregohej si palë që e don paqen a në të vërtetë tash po shihet hapur se ose i kanë dërgu ose e kanë dit që po përgatitet një sulm i këtill. Tek ne po shihet një triumfalizëm për Policinë e Kosovës në këtë aksion, policia ka bërë një punë të shkëlqyer por duhet të jenë të vetdijshëm të gjithë se nuk ka punu vetë Policia, ai ka qenë vetëm operativa kurse inteligjencat e huaja, KFOR apo NATO e kanë përcjellë logjistikën dhe kanë qenë afër me intervenu nëse ishte bërë edhe diçka më e madhe plus kanë negociuar me Beogradin me e lehtësu daljen ose ndërprerjen e këtij konflikti” deklaroi Maliqi.

Ai tha se plani i tyre ka qenë me nxit një një konflikt të ashpër ndaj Manastirit dhe pelegrinëve ç’ka do të sillte edhe kryengritjen e serbëve të veriut.

“Gati është e sigurt se është negociu, prej burimeve. Ata i kanë gjithmonë kanalet e komunikimit, drejtpërdrejtë kanë ba presion tek Vuçiqi dhe shihet edhe prej gjirimeve se ia kanë lënë një ‘shteg’ me dal . Edhe dy të plagosur i kanë dërgu në Novi-Pazar, janë shumë gjera që duhet të sqarohen por kryesorja është që një inicidet i tillë ka qenë gati si provokim ose nxitje e luftës. Plani i tyre mendoj ka qenë me nxit një konflikt këtu, me pas ndonjë reagim të ashpër ndaj Manastirit dhe ndaj pelegrinëve që mund të qoheshin në kryengritje serbët e veriut. Ata më duket që s’po ju besojnë me Radojiçiqave dhe Listës Serbe. Kjo ka qenë një përpjekje që me shku edhe më radikalisht që KFOR-i me marrë atë zonë nën mbikqyrje, aty me vlejt Rezoluta 1244 me perspektivë që një ditë ajo autonomia mundet me u pavarësu. Ato janë ëndrra se më duket se nuk do të ndodhin por edhe pala jonë duhet të jetë më e kujdesshme dhe të bashkëpunojë me SHBA-të dhe perëndimin sepse as kjo fitore e dy ditëve më parë nuk do të ishte bërë pa koordinimin e ngushtë. Besoj më në fund edhe kryeministri Kurti e ka kuptu se duhet të jetë vazhdimisht në koordinim me to pra mos të merr masa në krye në vete” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për Gazeta Blic

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë