Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkëmbimi i territoreve, rrezik për Kosovën: Profesori amerikan paralajmëron për pasojat e përfshirjes së Trump

19/06/2025 - 21:08
në Lajme
A A
Shkëmbimi i territoreve, rrezik për Kosovën: Profesori amerikan paralajmëron për pasojat e përfshirjes së Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka paralajmëruar ashpër për rreziqet që i kanosen Kosovës nga planet për shkëmbim territoresh me Serbinë, duke vënë në shënjestër përfshirjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ish-emisarit të tij për dialogun, Ricard Grenell.

Në një shkrim të publikuar së fundmi, Serwer e cilëson si të pavërtetë pretendimin e Trump se kishte ndaluar shpërthimin e një lufte midis Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij. Ai shkon më tej duke theksuar se përfshirja e Trump në çështjet e Ballkanit mund të sjellë pasoja të rënda për stabilitetin në rajon.

“Çdo përpjekje që ai bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme, për shkak të prirjes së tij për ndarjen e Kosovës,” shkruan Serwer.

Sipas tij, ideja për një shkëmbim territoresh – ku veriu i Kosovës me shumicë serbe i kalon Serbisë dhe disa komuna shqiptare në jug të Serbisë i kalojnë Kosovës – është një rrezik i madh që nuk duhet të merret në konsideratë.

“Pëshpëritësi i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar, të llojit supremacist të bardhë,” thekson profesori amerikan.

Serwer shton se edhe vetë Serbia nuk është e gatshme të pranojë një marrëveshje të tillë, për shkak të interesave strategjike në jug të vendit dhe rrugëve kryesore që kalojnë aty.

Në një mesazh të qartë për lidershipin në Prishtinë, ai apelon që Kosova të mos hyjë në asnjë diskutim për shkëmbim territoresh, duke theksuar se kjo do të ishte një lëvizje me pasoja të paparashikueshme.

“Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte ndonjë diskutim për shkëmbim në agjendë.”

Serwer gjithashtu kritikon edhe dialogun e deritanishëm të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke thënë se nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak rezultate, ndërsa thekson se dialogu teknik më parë kishte arritur suksese të prekshme për qytetarët.

Ai i bën thirrje Bashkimit Evropian që të heqë sa më parë sanksionet ndaj Kosovës, të cilat i konsideron të pajustifikuara dhe të pakuptimta.

“Kosova ende po vuan nën sanksionet e BE-së për veprime që askush nuk i mban mend. Brukseli duhet ta përfundojë këtë proces sa më shpejt,” përfundon Serwer.

JU REKOMANDOJMË

Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut
Lajme

Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut

19/06/2025 - 23:25
Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?
Lajme

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

19/06/2025 - 23:08
Sondazhi i UBO Consulting: Guxo e Gërvalles dhe Pecit do të merrte 0.0% nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen
Lajme

Sondazhi i UBO Consulting: Guxo e Gërvalles dhe Pecit do të merrte 0.0% nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen

19/06/2025 - 22:46
“Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë…”, Kurti shkruan për veprat dhe personazhet e shkrimtarit
Lajme

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike

19/06/2025 - 22:42
AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun
Lajme

AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun

19/06/2025 - 22:25
Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun
Kryesore

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

19/06/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vuçiq sfidon NATO-n: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandaloze: Transformimi i kundërligjshëm i bankës turke Ziraat, avokate e bankës motra e Vjosa Osmanit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë