Është përmbyllur sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21 deri më 25 prill të këtij viti. Pjesëmarrës ishin 44 konkurrentë, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha disiplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare. Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë ( R1K) dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K).
Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve vendin e parë e fitoi E4 Jan Vajncer nga Republika e Kroacisë, i cili njëherë u shpall “Ushtari më i mirë ndërkombëtar 2025”, i përcjellë nga Ushtar Hil Mala nga Republika e Shqipërisë, ndërsa i vendi i tretë i takoi SSG Lucas Peterson nga Garda Kombëtare Ajovas së ShBA.
Në garën “Ushtari më i mirë 2025” morën pjesë garues nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi.
Pjesëmarrësit garuan në disiplinat: testi fizik, gjuajtje me armë të gjata dhe të brezit, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi./Periskopi/
Njoftimi i plotë: