Fabrika e akumulatorëve në kompleksin Trepça në Mitrovicë sot është përfshirë nga zjarri.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se atje është djegur një orman komande e rrymës.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, teksa ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.












