Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtëpi në Marigonë, banesa, toka e aksione në një biznes- Deklarimi i pasurisë para dy vitesh i presidentes së re

07/10/2026 - 12:10
në Kryesore, Lajme
A A
Washington Post: Presidentja e re e Kosovës zgjidhet natën vonë, do t’i duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024 kishte deklaruar disa prona të paluajtshme, aksione në një kompani si dhe dy kredi bankare

Deklarimi i pasurisë figuron i dorëzuar më 29 mars 2024 në regjistrat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku në atë kohë Pula figuron me funksionin e anëtares së Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Në të njëjtin deklarim, ajo kishte deklaruar edhe funksionin e nënkryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), shkruan Insajderi.

Në pjesën e pasurive të paluajtshme, Pula kishte deklaruar një banesë prej 69 metrash katrorë, të blerë në vitin 1996, me vlerë të deklaruar prej 34 mijë eurosh.

Ajo kishte deklaruar edhe një banesë prej 140 metrash katrorë, të cilën e kishte përfituar përmes trashëgimisë, me vlerë të deklaruar prej 111.52 eurosh.

Në deklarim figuron edhe një shtëpi prej 135 metrash katrorë, e blerë në vitin 2017 me kredi, me vlerë të deklaruar prej 130 mijë eurosh. Shtëpia në fjalë figuron të jetë në lagjen Marigona.

Pula kishte deklaruar edhe një shtëpi prej 174 metrash katrorë, të përfituar në vitin 2019 dhe me vlerë prej 250 mijë eurosh, e regjistruar si pronësi e përbashkët. Sipas deklarimit, kjo pasuri lidhet me kompensimin e një banese në kompleksin Plaza, kursimet nga qiraja, trashëgiminë dhe biznesin.

Download

Në deklarim figurojnë edhe një shtëpi prej 126 metrash katrorë, e trashëguar dhe e regjistruar si 1/4 pjesë e pronësisë, me vlerë të deklaruar prej 110 mijë eurosh, si dhe një shtëpi prej 358 metrash katrorë, e trashëguar në 1/3 e pronësisë, me vlerë prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, Pula kishte deklaruar një banesë prej 120 metrash katrorë, të blerë në vitin 2022, me vlerë prej 200 mijë eurosh, si dhe 30 ari tokë, të blerë me kredi në vitin 2023, me vlerë të deklaruar prej 120 mijë eurosh.

Përveç pronave, në deklarim figuron edhe pronësia e 52 për qind të aksioneve në kompaninë “DLLL”, me vlerë të deklaruar prej 2,600 eurosh.

Sa u përket detyrimeve financiare, Pula kishte deklaruar një kredi në një bankë, të marrë për blerjen e shtëpisë në lagjen Marigona. Kredia ishte deklaruar në vlerë fillestare prej 120 mijë eurosh, ndërsa në momentin e deklarimit borxhi i mbetur ishte 40 mijë euro.

Një kredi tjetër ishte deklaruar në një bankë, për blerjen e tokës, me vlerë fillestare prej 120 mijë eurosh dhe borxh të mbetur prej 114,217 eurosh.

Në deklarimin e vitit 2024, Pula kishte deklaruar edhe mjete në llogari bankare. Ajo kishte 668.33 euro në një xhirollogari, 2,740.69 euro në një xhirollogari tjetër dhe 2,049.57 euro në një xhirollogari tjetër.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e presidentes

Cakolli: Së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e presidentes
07/10/2026 - 12:02

Eugen Cakolli ka sqaruar se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mund të kontestohet drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një grup prej së paku dhjetë deputetësh....

Më shumëDetails

Termkolli: LDK-ja humbi, mbrëmë “do hafije” tentuan t’ia vënë drynin

Tërmkolli: Turp, Albin trimi!
07/10/2026 - 11:57

Ish-deputetja dhe bashkëthemeluesja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës, duke e cilësuar LDK-në si “humbësen e madhe”. Termkolli ka kritikuar...

Më shumëDetails

Çitaku: Me dy vendime, Kuvendi nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
07/10/2026 - 11:39

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me seancën e djeshme të Kuvendit, duke thënë se me dy vendime, parlamenti e nderoi UÇK’në, vetveten dhe shtetin. Çitaku,...

Më shumëDetails

Zemaj: Vetëvendosje LDK’së i kërkoi President konsensual, dje e pranoi një të PDK’së dhe vetë ekzistencën e Speciales

Bisedimet LDK-VV, Zemaj ‘‘shpreson’’ që të ketë lëvizje pozitive brenda ditës: Mbetet të shohim çka është ajo
07/10/2026 - 11:24

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, tha se zgjedhja e ish-ministres së PDK’së, Justina Shiroka Pulës, Presidente dhe votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga ana e Vetëvendosjes nxori...

Më shumëDetails

Washington Post: Presidentja e re e Kosovës zgjidhet natën vonë, do t’i duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

Washington Post: Presidentja e re e Kosovës zgjidhet natën vonë, do t’i duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë
07/10/2026 - 11:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur ekonomisten dhe akademiken Justina Shiroka Pulën presidente të re të vendit, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhja e saj u...

Më shumëDetails

Schuebel uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula

Schuebel uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula
07/10/2026 - 10:57

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Schuebel tha se pret të punojë me Presidenten Shiroka Pula,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1054 Shpërndaje
    Shpërndaje 422 Tweet 264
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me videot e Adrian Hilës, edhe tre vajza të tjera të përfshira

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë