Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtim pas shtrenjtimi! A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?

02/05/2025 - 15:54
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shtrenjtim pas shtrenjtimi! A ka kush ta ndalë rritjen e çmimeve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Herën e ardhshme kur të blini në furrën e lagjes apo të uleni për të pirë në kafenenë më të afërt, përgatituni të paguani deri në 100 për qind më shtrenjtë se më parë.

Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë. Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.

Selatin Kaçaniku, nga organizata joqeveritare Konsumatori, në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngritja e çmimeve po arsyetohet nga disa biznese me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Më 1 maj ka hyrë në fuqi vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 për qind, për amvisëritë dhe për bizneset e vogla që kanë deri në 50 punëtorë.

“Kafeja ka arritur në 2 euro. Por, sa bën një kafe [sot], aq kanë bërë katër bukë. Sot më nuk bëjnë katër bukë, por bëjnë tri bukë. Do të thotë: një bukë na e ka ngrënë ZRRE-ja”, shprehet Kaçaniku.

Ai shton se sinjalet për ngritje të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë për konsumatorët tashmë ekzistojnë, ndërsa “logjika e [rritjes së] çmimeve është logjikë e ortekut”.

Më 1 qershor pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e energjisë deri në 30 për qind për bizneset e mëdha, të cilat kanë mbi 50 punëtorë.

A po ndikon çmimi i energjisë në ngritjen e çmimeve?

Njohësit e çështjeve të ekonomisë dhe të tregut kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me atë se a është rritja e tarifave të energjisë elektrike arsyeja reale e ngritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, vlerëson se që nga mesi i muajit prill, kur ZRRE-ja vendosi për rritjen e tarifave, te bizneset është shkaktuar frika për ngritjen e kostos operuese të tyre.

“Prandaj, një pjesë e bizneseve, ende pa u ngritur çmimet [e energjisë elektrike] kanë filluar rritjen e çmimeve [të produkteve të tyre]”, thotë Mulaj, sipas të cilit rreth 95 për qind e furrave të bukës punojnë me energji elektrike.

Rritja e çmimit të energjisë, sipas tij, e rrit koston për prodhim të bukës për furrtarët, të cilët tashmë kanë nisur të rrisin çmimet.

Ngjashëm, thotë Mulaj, pritet veprojnë edhe shërbimet tjera, puna e të cilave varet nga energjia elektrike.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, në Prishtinë, e sheh ndryshe situatën.

Sipas tij, Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve konsumuese, dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk e rrit koston e drejtpërdrejtë të produkteve.

“Normalisht, në Kosovë, luhatja e çmimeve të produkteve konsumuese është në vijë me ndryshimin e çmimeve në tregjet nga të cilat ne furnizohemi, dhe jo në masë të madhe nga kostoja indirekte, sikurse që është kostoja e energjisë elektrike”, thekson Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2023, tarifat e energjisë elektrike u rritën për 15 për qind. Por, sipas Hasajt, çmimet e produkteve konsumuese, në mesataren vjetore, nuk ndryshuan më shumë se 1 për qind.

Ato, thotë ai, nuk u ulën në vitin 2024, kur tarifat e energjisë elektrike u ulën për 8 për qind.

Kush i mbikëqyr çmimet?

Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës.

Në nëntorin e vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë masë apo mekanizëm ligjor që mund të frenojë ose kontrollojë ngritjen e çmimeve.

Mulaj dhe Hasaj pajtohen që Qeveria nuk mund të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit bazë, nëse atë e imponon tregu i lirë.

Mulaj thekson se, në rast se çmimet vazhdojnë të rriten, Qeveria duhet të gjejë mekanizma socialë “t’i ndihmojë qytetarët dhe konsumatorët e varfër”.

“Mekanizëm është, për shembull, subvencionimi për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë”, thekson Mulaj.

Ndërkaq, Hasaj konsideron se i vetmi mekanizëm për mbikëqyrjen e abuzimeve eventuale me çmime në tregun e Kosovës është Autoriteti i Konkurrencës.

Ky autoritet garanton “funksionimin e tregut të lirë dhe të ndershëm” në Kosovë.

“Do të duhej që Autoriteti i Konkurrencës të hulumtojë, ai është funksional, por nuk po e kryen rolin e vet”, thekson Hasaj.

Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të mërkurën se për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët “është duke zhvilluar një analizë të thelluar për mbi 20 produkte bazë, për të analizuar arsyet e ngritjeve të çmimeve në tregun e Kosovës”.

Ky organ njoftoi se ka nisur monitorimin në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, “me theks të veçantë në rritjen e çmimit të kafesë”, për të vlerësuar nëse rritjet e fundit janë në kundërshtim me ligjin për konkurrencën./REL

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë!
15/09/2026 - 19:46

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh, ku ka përshkruar atmosferën dhe mbështetjen e qytetarëve për ish-pjesëtarët e UÇK-së në...

Më shumëDetails

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
15/09/2026 - 19:25

Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Pjesa më...

Më shumëDetails

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë

Një ditë para verdiktit të Hagës, Ulutas i raporton Komandës në Napoli – aleatët riafirmojne zotimin për paqe në Kosovë
15/09/2026 - 19:10

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s është mbledhur të martën, më 15 shtator, në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të...

Më shumëDetails

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës

Zyrtari i DASH-it: Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjen e Kosovës
15/09/2026 - 18:59

Shtetet e Bashkuara mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje edhe me shtetet mosnjohëse që janë anëtarë të NATO-s, tha zëvenëdsndihmëssekretari amerikan...

Më shumëDetails

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat

Kurti emëron 27 zv.ministra, këta janë emrat
15/09/2026 - 18:48

ZKM njofton se kryeministri Albin Kurti këtë të martë ka emëruar 27 zëvendësministra nëpër ministri të ndryshme. Emërimi i tyre është si në vijim: Përparim Kryeziu, Zëvendësministër i...

Më shumëDetails

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
15/09/2026 - 18:28

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë