Menaxheri i Filip Hërgoviqit, Keith Connolly, ka vlerësuar paraqitjen e boksierit kroat në fitoren ndaj Moses Itaumas, duke theksuar karakterin dhe inteligjencën e tij në ring.
Hërgoviq ishte prapa në pikë pas tetë raundeve, por arriti ta përmbysë duelin dhe ta mposhtë britanikun me TKO në raundin e nëntë, shkruan Indeksonline
Connolly tha se Itauma kishte qenë fantastik në pjesën e parë të meçit, por gaboi duke kërkuar nokaut në vend që ta menaxhonte avantazhin.
“Itauma mund ta kishte fituar lehtësisht duelin nëse do të ishte mjaftuar me fitoren në pikë, por zgjodhi të kërkonte përfundimin e ndeshjes, tha ai.

Sipas Connollyt, Hërgoviq e kuptoi se kundërshtari po humbiste energjinë dhe filloi ta sulmonte trupin.
“Në raundin e shtatë Hërgoviq kishte mjaftueshëm inteligjencë dhe vetëdije për ta kuptuar se Itauma ishte i lodhur. Filloi ta sulmonte trupin dhe e pa se si reagonte ndaj dhimbjes.”
Ai shtoi se në raundin e tetë Hërgoviq e rriti ritmin, ndërsa në të nëntin e përfundoi duelin.
“Shumica e peshave të rënda do të ishin nokautuar brenda gjashtë raundeve. Filipi mori goditje sikur të ishte goditur me 50 shkopinj bejsbolli dhe përsëri qëndroi në luftë.”
Connolly beson se kjo fitore mund të jetë një pikë kthese edhe në aspektin e popullaritetit të Hërgoviqit.
“Çdo luftë e tij kthehet në një gjakderdhje. Javën e kaluar dukej si një Rocky kroat”.













