Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik

10/09/2026 - 10:56
në Lajme
A A
Arrestohet Adhurim Konjufca, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj një autosalloni në Veternik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në orët e vona të natës një të dyshuar për përfshirje në incidentin me armë zjarri të ndodhur në prill të këtij viti ndaj autosalloni në Veternik.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin kosovar, Adhurim Konjufca.

Arrestimi i Konjufcës ndërlidhet me ngjarjen e mesnatës së 24/25 prillit 2026, kur drejt hapësirave të autosallonit në hyrje të Prishtinës ishte shtënë me armë zjarri. Nga të shtënat e asaj nate u shkaktuan dëme materiale në disa nga automjetet e ekspozuara, ndërsa njësitë e forenzikës patën rrethuar vendngjarjen për evidentimin e gëzhojave dhe gjurmëve të tjera.

Në atë kohë, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar incidentin përmes raportit zyrtar duke e cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por pa publikuar identitetin e të dyshuarve apo emrin e biznesit të sulmuar.

Ky nuk është incidenti i vetëm ku përfshihet i dyshuari Adhurim Konjufca gjatë këtij viti. Më 5 janar 2026, ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas një tjetër incidenti me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ku kishte mbetur i dëmtuar personi me inicialet K. Th.

Në atë rast, gjatë bastisjes në shtëpinë e Konjufcës, policia i kishte gjetur dhe sekuestruar armën me të cilën dyshohej se ishte kryer vepra penale, ndërsa me vendim të prokurorit ai ishte dërguar në ndalim prej 48 orësh.

I arrestuari Adhurim Konjufca tashmë ndodhet sërish në mbajtje dhe prokurori i rastit brenda afateve ligjore pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Kompetente.

JU REKOMANDOJMË

Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime

Prokurorja e specializuar për Thaçin: U përpoq ta pengonte procesin, u kap me shumë orë incizime
10/09/2026 - 10:54

Ka nisur në Hagë seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë, ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi. Prokurorja e Specializuar Kimberly West, ka folur...

Më shumëDetails

Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi

Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi
10/09/2026 - 10:42

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka reaguar rreth takimit të presidentit francez Emmanuel Macron, me atë serb Aleksandar Vuçiq. Hoxha, në postimin e tij ka...

Më shumëDetails

Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje

Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje
10/09/2026 - 10:36

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi. Në sallën e gjyqit ndodhet vetëm ish-presidenti Thaçi, derisa...

Më shumëDetails

Raportohet se Merz e ka anuluar telefonatën me Trump pas urimeve për fitoren e AfD

Raportohet se Merz e ka anuluar telefonatën me Trump pas urimeve për fitoren e AfD
10/09/2026 - 10:11

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz , ka akuzuar partinë e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) se kërkon “spastrim etnik” me fushatën e saj për “emigracion”, pas...

Më shumëDetails

Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia

Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia
10/09/2026 - 10:08

Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë vonoi largimin e një aeroplani që transportonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për në Norvegji të martën, tha një...

Më shumëDetails

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
10/09/2026 - 09:58

Një mjek i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq është arrestuar pasi nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës për një grua që u gjet pa shenja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë nënkryetarët e propozuar të Kuvendit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edi befason me veprimin e fundit, zbulon se ku gjendet

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë