Real Madridi nuk arriti të transferojë Alessandro Bastonin gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht se mbrojtësi i Interit ishte një prej objektivave kryesorë të klubit madrilen.
Sipas Diario AS, Interi ishte i qartë në qëndrimin e tij dhe nuk pranoi të negocionte për Bastonin nën shifrën prej 70 milionë eurosh, çka bëri që marrëveshja të mos realizohej.
Një tjetër faktor ishte Raúl Asencio, i cili vendosi të qëndrojë në Madrid. Për shkak të qëndrimit të tij në skuadër dhe ardhjes së Konatés si transferim i lirë, Real Madridi nuk pati hapësirën e nevojshme për të investuar edhe në një tjetër qendërmbrojtës.
Bastoni mbeti kështu te Interi dhe tashmë është përballur me Real Madridin në Champions League, ku mbrojtësi italian ishte ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës zikaltër.












