Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si kandidat i pavarur? Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë, por nuk e përmend LDK-në

20/06/2025 - 20:59
në Lajme
A A
Si kandidat i pavarur? Xhafer Tahiri njofton se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë, por nuk e përmend LDK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhafer Tahiri, ish-kryetar i Vushtrrisë, ka njoftuar se do t’i rikthehet garës sërish për kryetar të kësaj komune, vendim të cilin, siç ka thënë ai, e ka marrë pas një ‘‘reflektimi të gjatë’’ dhe pas shumë bisedave me qytetarë e familjen e tij, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar se qyteti i Vushtrrisë ka nevojë për punë e jo spektakël,  dhe se ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të.

Tahiri i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e ka bërë të ditur se nëse ai do të garojë nga radhët e kësaj partie apo si kandidat i pavarur. Ai në asnjë rresht të njoftimit nuk e ka përmendur LDK-në.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në muajin shkurt, ka pasur përplasje të madhe brenda LDK-së së Vushtrrisë me pretendimin për keqpërdorim të votave. (https://gazetablic.com/perplasje-per-vota-xhafer-tahiri-i-reagon-bashkepartiakes-rrezarta-krasniqi-po-e-sulmon-shtepine-tende/)

Postimi:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Pas një reflektimi të gjatë, pas shumë bisedash me ju, me familjen time, me bashkëpunëtorë e me njerëz që Vushtrrinë e duan sinqerisht – në këtë Premte të bardhë, kam marrë një vendim të rëndësishëm dhe të ndjerë: po, po i rikthehem garës për kryetar të komunës sonë.

E bëj këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dashurie dhe përkushtimi ndaj qytetit tonë. Nuk është ambicia ajo që më shtyn. Është ndjenja që ende ka shumë punë për të përfunduar, shumë projekte për t’u realizuar dhe shumë shpresë për t’u kthyer në realitet.

E kam ndjerë mungesën tuaj çdo ditë. Më ka munguar zëri i qytetarit të zakonshëm që kërkon zgjidhje, më ka munguar energjia e shkollave tona, fryma e bashkëpunimit me fermerët tanë, dhe mbi të gjitha – më ka munguar mundësia për të shërbyer, jo për të sunduar.

Kur isha në detyrë, nuk premtoja mrekulli, por punoja ditë e natë për të realizuar premtimet që ju më besuat. Sot, ju ftoj t’i japim Vushtrrisë një tjetër kapitull të ndritur – një kthesë të drejtë, të ndershme dhe njerëzore.

Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për punë. Ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të. Unë jam gati. E ndjej se më shumë se kurrë, jam gati të vazhdoj atë që nisëm së bashku.

Me përulësi, me zemër të hapur dhe me vizion të qartë, kërkoj besimin tuaj sërish. Për Vushtrrinë që e duam, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një qytet që frymon zhvillim e dinjitet.

JU REKOMANDOJMË

Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet
Kryesore

Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet

20/06/2025 - 23:00
SHBA buxhet historik për ushtrinë, pothuajse 1 trilion dollarë, Trump: Shumë para, por duhet t’u bëjmë ballë forcave të errëta
Lajme

Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë – Serbi

20/06/2025 - 22:20
Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është detyrim
Kryesore

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është detyrim

20/06/2025 - 22:18
Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit
Ekonomi

Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

20/06/2025 - 22:08
Guri i LDK-së ‘godet’ VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së
Lajme

Guri i LDK-së ‘godet’ VV-së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së

20/06/2025 - 21:51
Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”
Ekonomi

Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A”

20/06/2025 - 21:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë