Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sindikata e sektorit privat: Ende ka shumë punëtorë që marrin nga 232 euro, shpërfillet paga minimale

14/06/2025 - 21:37
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Sindikata e sektorit privat: Ende ka shumë punëtorë që marrin nga 232 euro, shpërfillet paga minimale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, reagoi rreptë ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 është 598 euro.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi tha se kjo është një përpjekje për të mashtruar opinionin, ndërsa theksoi se mijëra punëtorë kanë braktisur vendin, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës.

“Më vjen keq që ministri Murati bie në atë nivel. Ai është ministri im i Kosovës, por me deklaratat që del ai dhe i thotë në opinion, faktikisht, unë po them, më vjen turp. Në vitin 2024 kanë ikur 106 mijë punëtorë dhe më nuk janë në vendin e tyre për shkak të pagave, të sigurisë dhe mosrespektimit të kushteve të sektorit privat. Asnjë lëvizje për punëtorët e sektorit privat nuk e ka bërë, e ka humbur orientimin, nuk e di se çka është duke bërë vërtet dhe thotë ndonjë lajm sa për të hallakatur njerëzit të merren me të një javë ose dy”, tha Azemi.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për përmirësimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat.

“Faktikisht, punëtorët e sektorit privat është normale që e kanë zgjedhur rrugën e tyre. Kemi punëtorë që me vendimet e qeverisë marrin 232 euro. Ky ministër nuk intervenon, nxjerr vendime të tjera dhe thotë se po shkoj krahas pagës minimale. A ka më keq se veteranët e luftës me 170 euro?! Është tepër shqetësuese”, tha ai.

Azemi përmendi raste të shumta, kur punëtorët paguhen nën pagën minimale, përfshirë edhe punëtorët në Universitetin e Prishtinës.

Ai kritikoi ministrin në detyrë Murati për moszbatim të vendimeve që vetë i ka nxjerrë dhe kërkoi transparencë dhe përgjegjësi.

“Kjo listë e dërguar Inspektoratit të Punës është vetëm për disa vendpunime, ku punëtorët marrin pagën nën pagën minimale: pagë 232 euro dhe 292 euro. Hiq më larg se në Universitetin e Prishtinës janë 400 punëtorë që sot janë duke marrë pagë të jashtëligjshme dhe përderisa ky nxjerr vendim për paga më të mëdha 100 për qind, në anën tjetër duhet ta njoftojmë opinionin pse këto vendime të tij nuk zbatohen dhe për moszbatim fajtor është ai, që e ka nxjerrë këtë vendim dhe nuk po e respekton”, tha Azemi.

JU REKOMANDOJMË

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
15/09/2026 - 13:53

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte pothuajse...

Më shumëDetails

Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë

Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së
15/09/2026 - 13:38

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Kosova Today se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri. "Në një...

Më shumëDetails

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër
15/09/2026 - 13:22

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me ish deputetin Tahiri
15/09/2026 - 13:09

Ish-deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me Endritin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Lajmin e bëri të ditur vet Tahiri, përmes një shkrimi në...

Më shumëDetails

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës
15/09/2026 - 12:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Flora Brovinës, të cilën e quajti një grua që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe...

Më shumëDetails

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë

Gola i replikon Maliqit: Përpjekje për etnizim të konfliktit politik, qëndrimi yt s’është i shkëputur, por i artikuluar shumë gjatë
15/09/2026 - 12:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka replikuar me analistin politik, Agon Maliqi, i cili dje i reagoi Golës për një postim ku ai deklaron se komentimi në media...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë