Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

27/04/2026 - 14:17
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

Foto: Ilustrim

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një shoqëri ku privatësia është e drejtë themelore, qytetarët duhet të ndihen të sigurt në hapësira intime si kabinat e zhveshjes, ku besimi ndaj ofruesit është maksimal. Megjithatë, realiteti në disa raste është shqetësues, pasi dyshime për vëzhgim të kundërligjshëm me kamera po cenojnë këtë siguri. Një rast i tillë është zbuluar në Interex në Gjilan.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, me të cilin është gjobitur me 8 mijë euro kompania Proex Sh.P.K., e cila ka në pronësi rrjetin e supermarketeve Interex në Kosovë.

Deri të kjo gjobë ka ardhur pas ankesës që ka pranuar AIP në lidhje me shqetësimin se në Interex (25) në Gjilan, përkatësisht njësia e marketit me numër 5343984 të kompanisë Proex Sh.P.K. është instaluar sistemi i vëzhgimit me kamerë, ku një nga kamerat është vendosur në një pozicion që mund të përfshijë pamjen e brendshme të kabinës, e cila është dedikuar për të provuar rroba nga  klientët.

Në arsyetimin e vendimit të AIP bëhet e ditur se pala me rastin e ankesës ka treguar se kabina është e hapur nga lart, çka mundëson regjistrimin me kamera, duke i bashkëngjitur ankesës edhe fotografi nga vendndodhja e kamerës në fjalë.

Pas pranimit të ankesës, zyrtarët e AIP më 26.02.2025 kanë realizuar inspektim, ku është konstruar se kamera numër 17 merr pamje nga zhveshtorja, kryesisht pjesën e kokës së klientit.

“Nenin 78, paragrafi 3, i LMDhP-së, ka përcaktuar se vëzhgimin me kamerë ndalohet në hapësirat  jashtë vendit të punës, veçanërisht në dhoma të ndërrimit, ashensorë, hapësira sanitare dhe në  hapësira pune me potencial të shkeljes së privatësisë së të punësuarve. Një individ që ndodhet në një kabinë prove ka të drejtën të ndiejë se po gëzon një nivel të garantuar të privatësisë, që është e paprekshme dhe e pamundësuar për t’u cenuar nga ndonjë formë vëzhgimi. Kabinat e provës janë të vendosura pikërisht për t’u ofruar individëve mundësinë për të provuar rroba pa pasur frikë se mund të jenë të ekspozuar ndaj vështrimeve të huaja. Vendosja e sistemi të vëzhgimit me kamera, të instaluar nga kontrolluesi përballë një kabine prove e cila është e hapur nga lartë dhe shihet koka e personit i cili gjendët në kabinë, ngre shqetësime të konsiderueshme mbi mbrojtjen e privatësisë. Ky veprim, konsiderohet si një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës së  individëve për privatësi”, thuhet në vendimin e AIP.

Tutje në vendimin e siguruar nga Veriu.info, thuhet se “Proex” Sh.P.K (Interex, njësia 5343984 – Gjilan), njësia në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me nenin 4, nenin 5 dhe nenin 78 paragrafin 3 të LMDhP-së.

Pas inspektimit, AIP me vendim ka urdhëruar kompaninë “Proex” Sh.P.K (Interex) të bëjë largimit e sistemit të vëzhgimit me kamerë që janë vendosur përballë kabinës provuese të rrobave.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Proex” Sh.P.K (Interex) për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Ndryshe, në kompaninë Proex Sh.P.K. që ka në pronësi rrjetin e marketeve Interex, 100% të aksioneve i zotëron kompania CDI -Kosovo L.L.C.. Në kompaninë CDI -Kosovo L.L.C. pronar me 93% të aksioneve është biznesmeni Shaip Mikullovci, ndërsa 7% të aksioneve i zotëron Ylber Kuraja.

Foto kryesore e artikullit: Ilustrim

Tags: InterexProexShaip Mikullovci

JU REKOMANDOJMË

Maqedonci reagon pas pjesëmarrjes në marsh: Në kërkim të drejtësisë për bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi
12/09/2026 - 19:48

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një postimi,...

Më shumëDetails

Shqipe Mehmeti Selimi pas Marshit për Liri: UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë

Shqipe Mehmeti Selimi pas Marshit për Liri: UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë
12/09/2026 - 19:12

Sot u mbajt “Marshi i Lirisë”, një tubim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i...

Më shumëDetails

Gjeneral Rrahman Rama: Jam shumë i bindur se do ta fitojmë betejën e 16 shtatorit

12/09/2026 - 19:06

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm në Gjykatën Speciale...

Më shumëDetails

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Më 27 tetor seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
12/09/2026 - 18:35

Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka folur për skenarët e mundshëm për vendimin final të Hagës. Tromp ka thënë se skenari i parë është që të...

Më shumëDetails

Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!

Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!
12/09/2026 - 18:19

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar pamje nga Marshi për Liri, i mbajtur sot...

Më shumëDetails

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin i falendërojnë qytetarët: Ishin rreth 100 mijë

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin i falendërojnë qytetarët: Ishin rreth 100 mijë
12/09/2026 - 18:14

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e cila ka organizuar marshin e sotëm për liri, ka falendëruar të gjithë ata që kanë marrë pjesë. Sipas organizatorëve, rreth 100 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-hulumtuesja në Tribunalin e Hagës jep 3 skenare për vendimin final për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë