Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

03/10/2025 - 18:14
në HULUMTIME, Lajme, Sport
A A
Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për disa transaksione financiare të dyshimta të FC Vushtrria, Veriu.info ka zbuluar se nga llogaria bankare e këtij klubi janë tërhequr mijëra euro për një pagesë të paqenë.

Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

Në dokumentet e siguruara nga redaksia, shihet se më 22.08.2024 nga xhirollogaria e FC Vushtrria janë tërhequr 3 mijë e 830 euro, të evidentuara si “pagesë e policisë për punë sekondare”, që lidhet me sigurimin e ndeshjeve të futbollit.

Megjithatë, një sinjalizues brenda klubit ka treguar për Veriu.info se zyrtarët policorë që angazhohen për sigurinë e ndeshjeve nuk paguhen nga klubi, por përmes xhirollogarisë bankare të Policisë së Kosovës.

Për ta verifikuar këtë pretendim, Veriu.info i është drejtuar Policisë së Kosovës me pyetje nëse zyrtarët policorë që angazhohen në punë sekondare paguhen përmes xhirollogarisë zyrtare apo me para në dorë.

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka konfirmuar ekzistencën e marrëveshjes me FC Vushtrria për sigurimin e ndeshjeve sportive, por ka theksuar se pagesat kryhen vetëm në llogarinë bankare të institucionit.

“Zyrtarët policorë të cilët punojnë në punë sekondare paguhen përmes xhirollogarisë. Klubi i futbollit FC Vushtrria ka pas marrëveshje për sigurimin e ndeshjeve sportive me Policinë e Republikës së Kosovës për vitin 2024 dhe ka marrëveshje edhe për vitin 2025. Klubi pagesat i bënë në xhirollogarinë e Policisë se Kosovës, pastaj punonjësit të cilët kanë punuar në punë sekondare kompensohen së bashku me pagë nga buxheti i Policisë se Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyres për Informim të Policisë së Kosovës për Veriu.info.

Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

Ky nuk është rasti i vetëm i dyshimtë. Në qershor, Veriu.info raportoi për transaksione të tjera nga FC Vushtrria në drejtim të kompanisë “Inter Steel” Sh.P.K., në vlerë prej 130 mijë euro. Kjo kompani nuk ka lidhje me sportin, pasi aktiviteti i saj kryesor është tregtia e profileve metalike, llamarinës së zinkuar dhe lëndëve të para të çelikut.

Ndërkohë, futbollistët e FC Vushtrria gjatë 12 muajve të fundit janë përballur me vonesa disa mujore në pagesat e pagave dhe me mos-shlyerjen e trustit pensional.

Duhet theksuar se FC Vushtrria është e regjistruar si OJQ me numër regjistri 5110503-6 dhe funksionon me mjete të mbledhura në bazë të Ligjit për Sponsorizim. Për këto mjete, klubi ka detyrim ligjor të raportojë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe në Administratën Tatimore të Kosovës. Këto të hyra sigurohen nga bizneset të cilat përfitojnë lirimin prej 30% të shumës që duhet ta paguajnë për tatimin në fitim, gjë që nënkupton se indirekt bëhet fjalë për para publike./Veriu.info

Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

“Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

Edhe pse kanë sponsor kryesor Shaip Mikullovcin, lojëtarët e FC Vushtrria tre muaj pa paga – mund të mos pranojnë të luajnë të shtunen

JU REKOMANDOJMË

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
03/03/2026 - 21:08

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran
03/03/2026 - 20:20

Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve. Raportet paraprake sugjerojnë se...

Më shumëDetails

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n
03/03/2026 - 20:14

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë...

Më shumëDetails

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
03/03/2026 - 20:11

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut...

Më shumëDetails

Merz: Jemi në një linjë me SHBA, të rrëzojmë regjimin e tmerrshëm në Iran

A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
03/03/2026 - 20:09

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është në të njëjtën linjë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian. “Jemi në të...

Më shumëDetails

Trump thotë se do të bie çmimi i naftës, sapo të përfundojë kriza në Iran

Trump thotë se do të bie çmimi i naftës, sapo të përfundojë kriza në Iran
03/03/2026 - 20:08

Donald Trump ka deklaruar se çmimet e naftës mund të qëndrojnë të larta për sa kohë vijojnë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Nga ana tjetër, kancelari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë