Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në “Brianza Dent”: Italiani pësoi 4 arreste kardiake pas heqjes së 20 dhëmbëve, prej 8 muajsh në gjendje të rëndë

01/10/2026 - 00:10
në Lajme
A A
Skandal në “Brianza Dent”: Italiani pësoi 4 arreste kardiake pas heqjes së 20 dhëmbëve, prej 8 muajsh në gjendje të rëndë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Turizmi dentar në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke tërhequr mijëra të huaj që kërkojnë shërbime më të lira se në vendet e tyre. Por për një pacient italian, ky udhëtim u shndërrua në një makth që e ka lënë të shtrirë në shtrat prej tetë muajsh.

Simone Del Vecchio, shtetas italian që kishte ardhur në Tiranë për një ndërhyrje dentare, pësoi katër arreste kardiake pas heqjes së 20 dhëmbëve në një seancë të vetme në klinikën “Brianza Dent”. Familja e tij ka denoncuar rastin, duke kërkuar drejtësi për djalin e tyre, i cili sot peshon vetëm 37 kilogramë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si ndodhi ndërhyrja?

Sipas familjarëve, Simone kishte vendosur të vendoste proteza dentare në të dyja nofullat. Për këtë arsye, ai iu nënshtrua një procedure shumë të shpejtë, gjatë së cilës brenda një dite iu hoqën 20 dhëmbë njëherësh.

Pas ndërhyrjes, ai pësoi katër arreste kardiake dhe u transportua me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza”, ku iu vendos një stent koronar për shkak të një stenoze të aortës, një problem që, sipas mjekëve, mund të ketë qenë i lindur.

Familjarët e tij thonë se nuk ishin informuar për rreziqet e një ndërhyrjeje kaq agresive dhe tani kërkojnë shpjegime nga klinika dhe mjeku që e trajtoi, Dr. Luan Mavriqi.

Avokati i familjes: Simone është viktimë e neglizhencës

Avokati i familjes Del Vecchio, GianGregori De Pascalis, konfirmon se ndërhyrja u krye nga dentisti Luan Mavriqi në klinikën “Brianza Dent” më 13 dhe 14 mars.

“Simone pësoi një arrest kardiak në klinikë dhe më pas u transportua në një spital shtetëror”, pohon avokati, duke e konsideruar situatën si një neglizhencë të rëndë mjekësore.

Pas trajtimit në Tiranë, Simone u dërgua për trajtim të mëtejshëm në Bari, por pasojat e ndërhyrjes kanë qenë shkatërrimtare. Ai vazhdon të jetë në gjendje kritike dhe familja kërkon drejtësi.

Përballja me doktorin: Bëri dush me ujë të nxehtë dhe përdori marijuanë

Ekipi investigativ i “Tak Fak” u përball drejtpërdrejt me Dr. Luan Mavriqin, duke kërkuar një shpjegim për rastin. Fillimisht, ai refuzoi të jepte detaje, por më vonë sugjeroi se gjendja e rënduar e Simones nuk lidhej me ndërhyrjen, por me faktin se ai kishte bërë dush me ujë të nxehtë dhe kishte tymosur marijuanë pas operacionit.

“Në dijeninë tonë, nga spitali na kanë thënë se ai ka bërë diçka që nuk duhej të bënte. Ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka përdorur marijuanë”, tha Dr. Mavriqi.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga vëllai i Simones, Marco Del Vecchio, i cili e ka cilësuar si një gënjeshtër të pastër.

“Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë. Vëllai im nuk ka tymosur asgjë. Nuk kanë asnjë provë për këtë. Ai është viktimë e një ndërhyrjeje të papërgjegjshme që i ka shkatërruar jetën”, deklaron ai.

A mund të hiqen 20 dhëmbë në një ditë? Ekspertët ngrenë dyshime

Gazetarët e “Tak Fak” kërkuan edhe mendimin e Dr. Enisa Dushaj, e cila mohon çdo lidhje mes bërjes së dushit dhe komplikacioneve të Simones.

“Deri tani nuk ka ndonjë studim që të sugjerojë se bërja e dushit mund të shkaktojë një gjendje të tillë. Ndërsa përdorimi i marijuanës mund të ndikojë në efektin e anestezisë, por kjo nuk shpjegon dot problemet e Simones pas ndërhyrjes së tij ekstreme”, tha ajo.

Sa i përket faktit nëse mund të hiqen 20 dhëmbë brenda një seance, dentisti Mavriqi pohon se kjo është një praktikë e mundshme, por nuk ofron një shpjegim mbi pasojat që kjo procedurë mund të ketë në shëndetin e pacientit.

Eurodeputeti Michele Picaro kërkon ndryshime ligjore

Ngjarja ka marrë vëmendjen edhe të institucioneve europiane. Eurodeputeti italian Michele Picaro ka kërkuar ndërhyrje ligjore për mbrojtjen e shtetasve të BE-së nga turizmi dentar në vende jashtë Unionit.

Ai ka theksuar nevojën për rregulla më të forta që do të mbrojnë qytetarët nga ndërhyrje të tilla të rrezikshme.

Nëna e Simones: Nuk e njoh më djalin tim

Për nënën e Simones, ky makth nuk ka fund. Prej tetë muajsh, djali i saj është i shtrirë në shtrat, duke humbur peshë dhe forcë çdo ditë.

“Ai tani është një skelet, pa muskuj, pa lëkurë… Nuk e kujtoj më si ishte djali im dikur”, rrëfen ajo me dhimbje.

Familja po kërkon transferimin e tij në një spital në veri të Italisë ose në Austri, duke i përballuar të gjitha shpenzimet nga xhepi i tyre.

Tags: Brianza DentLuan Mavriqi

JU REKOMANDOJMË

Hoxha ia përmend izolimin e sanksionet, Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka pasë pozicion më të mirë ndërkombëtar se në këto 6 vjet

Hoxha ia përmend izolimin e sanksionet, Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka pasë pozicion më të mirë ndërkombëtar se në këto 6 vjet
30/09/2026 - 23:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Kosova asnjëherë nuk ka pasur pozicion më të mirë ndërkombëtar. Ajo tha së këtë e...

Më shumëDetails

Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen

Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit
30/09/2026 - 22:47

Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë...

Më shumëDetails

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Kraki ironizon ish-opozitën: Matematika e tyre nuk ekziston askund në botë, ndoshta mbushen mend
30/09/2026 - 22:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit. Në emisionin “Këndi i Debatit”,...

Më shumëDetails

“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së

“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së
30/09/2026 - 22:30

Një ish-ushtar i UÇK-së ka rrëfyer momentet kur vendosi t’i bashkohej luftës, duke treguar edhe reagimin e familjes së tij kur mori vesh se kishte marrë pushkën. Ai...

Më shumëDetails

Latifi: E vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK është sigurimi i fondeve për gjetjen e ekipeve të specializuara të avokatëve

“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
30/09/2026 - 22:21

Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se e vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve. AI tha se duhet të...

Më shumëDetails

Deputetja e VV për Specialen: S’mundemi me hartu projektligj pa u siguru nga mbrojtja se nuk na shkakton probleme në Apel

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
30/09/2026 - 22:06

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se në gjashtë ditët e radhës mundet me ndryushu situata, duke shpresuar për “vullnet të partive politike” që me u largu opsioni...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    774 Shpërndaje
    Shpërndaje 310 Tweet 194
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë