Rrjeti i marketeve “Durmart” po vazhdon me skandale në shitjen e produkteve duke mashtruar qytetarët, herë me çmime ndryshe në raft e ndryshe tek arka, por kësaj radhe me “helmimin” e konsumatorëve.
Një qytetar ka dërguar fotografi të petëve për dyner të cilat ka thënë se i ka blerë në pikën e “Durmartit” në Shipol të cilat kanë rezultuar të mykura, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Ndryshe, “Durmart” L.L.C. është në pronësi të biznesmenit Agron Durmishi, i cili zotëron 100% të aksioneve të kompanisë./Veriu.info













