Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Zihet duke vjedhur në butik U.D. Drejtoresha e Shkollës në Kçiq të Mitrovicës, policia i bën kallëzim penal (Dokument)

30/08/2023 - 11:25
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Zihet duke vjedhur në butik U.D. Drejtoresha e Shkollës në Kçiq të Mitrovicës, policia i bën kallëzim penal (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Predispozitat e pozitave të rëndësishme udhëheqëse janë që personat që e ushtrojnë detyrën të jenë shembull i mirë për të tjerët, e kjo bëhet akoma më e dukshme kur një pozitë e tillë është në fushën udhëheqëse të Arsimit, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Por jo të gjithë personat që ushtrojnë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Arsim, janë shembull i mirë për të tjerët, sidomos nxënësit të cilëve duhet t’iu shërbejnë.

Një mision të tillë nuk po e kryen as ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së shkollës “Bislim Imeri” në Kçiq të Mitrovicës, Ardita Brahimi Idrizi, që me të drejtë mund ta marrë epitetin drejtoreshë e skandaleve.

UD drejtoresha Ardita Brahimi Idrizi është zënë duke vjedhur në një biznes në qendër të Mitrovicës në qershorin e këtij viti, dhe a mund ta besoni se çfarë: një maicë dhe një këmishë, njëra në vlerë 10 euro dhe tjetra në vlerë 25 euro.

Kështu thuhet në kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Kosovës, njësia e hetimeve, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, dokument të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Online Veriu.info. Ky kallëzim penal u dorëzua në prokurori më 15 qershor 2023.

Sipas kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info e dyshuara, ud drejtoreshë e shkollës së Kçiqit, Ardita Brahimi Idrizi, më 9 qershor 2023 rreth orës 18:00 ka vjedhur dy rroba në butikun “Aksion” që gjendet në shëtitoren e qytetit në Mitrovicë në rrugën “Shemsi Ahmeti”, duke kryer veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 i KPRK-së.

Rasti në polici është raportuar të nesërmen me datë 10 qershor nga menaxheri i butikut, i cili ka deklaruar se personi në fjalë ka vjedhur dy rroba, një maicë ngjyrë të bardhë “avrile” në vlerë 10 euro dhe një këmishë ngjyrë të bardhë në vlerë 25 euro.

Sipas arsyetimit të kallëzimit penal, butiku “Aksion” ka qenë nën vëzhgimin e kamerave, policia ka shikuar videoinçizimet ku personi që ka vjedhur identifikohet dhe ajo është Ardita Brahimi Idrizi.

Madje rasti më tutje duket sikur në filma, pasi drejtoresha Brahimi sapo i ndizet sensori i alarmit në derën e daljes nga lokali, fillon të vrapojë dhe hip në veturën e saj dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

“Pasi lokali ishte nën vëzhgimin e kamerave është identifikuar e dyshuara Ardita Brahimi e cila në videoinçizime shihet që brenda lokalit kishte marrë dy këmisha dhe një maicë në dorë dhe kishte shkuar në zhveshtore të lokalit. Pas një kohe të shkurt e dyshuara del nga zhveshtorja me çantën e saj të krahut dhe niset në drejtim të daljes së lokalit, me ç’rast te dera e lokalit është vendosur sensori i alarmit dhe ende pa dalë nga banaku arkatarja e thërret që të ndalet, por e dyshuara nuk ndalet, pastaj një tjetër punëtoren i vihet pas deri jashtë lokalit por e dyshuara e shpejton ecjen duke mos u ndalur, pastaj hyn në automjetin e saj.” – thuhet në dokumentin e kallëzimit penal të siguruar nga Veriu.info.

Po ashtu Policia e Kosovës në kallëzimin penal në bazë të dokumentit sqaron se Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ia ka bashkangjitur edhe videoinçizimet e rastit.

Por kjo nuk është vepra e vetme e drejtoreshës Brahimi, pasi sipas kallëzimit penal shihet se e dyshuara ka të kaluar kriminale, siç specifikohet në rreshtin e fundit në faqen e parë të kallëzimit penal.

Më poshtë ju sjellim kallëzimin penal ndaj drejtoreshës Ardita Brahimi Idrizi, siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Online Veriu.info:


Dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurori nga ana e Policisë e ka konfirmuar edhe vet policia e Kosovës nga stacioni policor Mitrovicë e Jugut në një përgjigje me shkrim.

“Ju njoftojmë se për rastin e adresuar nga ana juaj ,,Vjedhje” është ngritur Kallëzimi Penal dhe është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me datë 15.06.2023” – thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, Ilmi Prekazi.

Gazeta Online Veriu.info pasi ka siguruar dokumentin ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës tash e disa ditë më parë duke i pyetur për ecurinë ligjore të rastit në fjalë. Pas shumë insistimeve tek kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, dhe zyrës për informim në këtë institucion, tek sot Gazeta Online Veriu.info ka marrë përgjigje në të cilën thuhet se rasti është trajtuar, dhe ka përfunduar në procedurën e ndërmjetësimit.

Veriu.info ka kontaktuar edhe UD drejtoreshën, Ardita Brahimi Idrizin, duke e pyetur rreth kësaj çështje, por e njëjta ka thënë se nuk është në dijeni dhe ka mbyllur telefonin.

E njëjta, pra Ardita Brahimi Idrizi, pas pak minutash kontakton gazetaren e Veriu.info dhe hedh akuza të rënda ndaj drejtoreshës së Arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, ku pretendon se e njëjta i ka bërë presion psiqik dhe nga ky presion drejtoresha Brahimi pretendon se ka përfunduar në spital dhe ka abortuar. Asnjë nga përgjigjet e saj nuk lidhen me temën për të cilin po shkruajmë, andaj deklaratat e saj të plota do të mund t’i publikojmë në një rast tjetër.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i vetëm i drejtoreshës Ardita Brahimi Idrizi pasi për të njëjtën është raportuar se më 30 qershor të këtij viti dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur. Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende. Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës, por që pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.

Ndryshe, Ardita Brahimi Idrizi është mjaftë e ekspozuar politikisht, pasi që merr pjesë shpesh në takimet e organizuara nga eksponentët e PDK-së. Në disa postime partiake të publikuara nga sekretari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Valon brahimi, ajo shihet prezente.

Më poshtë gjeni postimet me karakter partiak të Valon Brahimit që vjen nga fshati Kçiq, sikurse Ardita Brahimi Idrizi, e ku kjo e fundit shihet në prani të zyrtarëve të PDK-së, përfshirë edhe ish asamblistin Remzi Rrahmani dhe kryetarin e nëndegës së PDK-së në Shipol, Zahir Rama. Madje, njëri nga postimet tregon se organizimi është darkë për fundvit nga nëndega e PDK-së në Kçiq të Madh.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë