Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i “Jumbo” në Kosovë- Kompania e oligarkëve Mane e Papraniku terrorizojnë lehonën

08/05/2024 - 00:13
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Skandali i “Jumbo” në Kosovë- Kompania e oligarkëve Mane e Papraniku terrorizojnë lehonën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare, në mënyrë që firma të mos ia paguante rrogat e lehonisë. Ky skandal në kompaninë me qarkullim multimilionësh të oligarkëve Samir Mane e Arsim Papraniku. Në kompaninë Jumbo.

Dy ditë pas gëzimit të madh të jetës, lindjës së fëmijës, një ish-punëtore e “Kid Zone Kosova”, me emrin tregtar “Jumbo”, është ftuar në zyre nga ish-shefat e saj.

Ajo mendonte se takimi me eprorët do të zhvillohej në zyre, mirëpo atë e dërguan në një magazinë. Ajo ka rrëfyer se për tri orë rresht i është bërë presion nga ish-eprorët.

Ish-shefat i bënin presion që të nënshkruante një dokument se po largohej vullnetarisht nga puna. E akuzonin kinse për një vjedhje 5 mijë euroshe, për të cilën nuk e kishin denoncuar në Polici.

Ish-shefat e saj të “Jumbos” kishin kryer punë përmes presionit.

Ish-punëtorja Albenita Zogaj nga frika prej presionit se do ta dërgonin në burg dhe nuk do ta shihte më fëmiun e saj që e kishte lindur para dy ditëve, kishte nënshkruar çdo dokument që iu kishte ofruar nga ish-shefat që i bërtisnin tërë kohën.

Përgjegjësit e kompanisë “Jumbo”, nuk i kanë kthyer përgjigje Gazetës Insajderi tash e një javë nga dërgimi i pyetjeve. Ata janë pyetur lidhur me deklarimet e ish-punëtorës Zogaj, e cila u largua nga puna vetëm dy ditë pas lindjës së fëmijës.

Presioni brutal- “Nëse nuk i nënshkruan, ti nuk i shehë fëmijët e tu për 7 vjet”

Kompania “Jumbo”, është në pronësi të dy oligarkëve. Samir Manes e Arsim Papranikut. Mane promovon publikisht krijimin e një ambienti të dinjitetshëm të punës për punëmarrësit, ndërsa oligarku Papraniku është respektuar lartë nga institucionet e Kosovës.

Papraniku është nderuar me titullin Konsull Nderi i Kosovës në Republikën e Maqedonisë. Titulli i është dhënë nga ish-kryeministri Haradinaj. Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar që Qeveria Kurti ia ka hequr oligarkut Papraniku këtë titull.

Por, sa po i respektojnë punëtorët kosovar dy biznesmenët që janë nderuar nga shteti i Kosovës?

Rrëfimi i ish-punëtorës së tyre, Albenita Zogaj, dëshmon se është duke ndodhur e kundërta. Kompanitë e tyre janë duke i terrorizuar punëtorët.

Zogaj ka dëshmuar në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, se ish-shefat e saj në “Jumbo”, kanë bërë çmos që asaj të mos i paguhej pushimi i lehonisë që i takon me ligj. Kanë shkuar deri në mbajtjen peng për disa orë rresht në një magazinë të “Jumbo”.

Zogaj ishte punësuar para pesë viteve në këtë kompani. Njëherë si arkatare. Më pas u avancua në mbikqyrëse të arkave.

Por, problemet me firmën “Jumbo”, i ishin shfaqur për shkak të shtatzënisë së saj. Kishte punuar në firmë deri 5 ditë para lindjës.

Kishte lindur fëmijën me datën 6 nëntor 2023.

Ishte këshilluar nga gjinekologia që për 10 ditë duhet të qëndroj e shtrirë dhe nuk guxon të rrijë as ulur e as në këmbë.

Ky rekomandim i mjekës nuk i kishte bërë përshtypje ish-shefave të saj. Vetëm dy ditë pas lindjës e kishin ftuar që vinte në zyrë në Prishtinë.

Ishte detyruar që ta linte foshnjën te një familjar dhe t’i përgjigjej urdhrit të ish-shefave.

“Më kanë akuzu se e kam keqpërdor detyrën. Më kanë thënë që “ne kemi bisedu me policinë dhe nëse ti nuk i nënshkruan dokumentet që ne kemi me ti dhënë, ti nuk i sheh fëmijët e tu për shtatë vjet”, ka rrëfyer Zogaj për “Betimi për Drejtësi”.

“Në këtë moment më kanë thënë që vjen policia edhe nuk e sheh më kërkon. Kam kërku me dalë, nuk më kanë lanë. Është një far magazine në katin e dytë, me një nga punëtorët aty më kanë çu në magazinë dhe më kanë mbajt për 3 orë. As nuk kam pas të drejtë telefonin, as nuk janë shqetësu për gjendjen tem, asnjë send”, pohoi Zogaj.

Ish-shefat e saj kishin bërë gati dokumentet se ku theksohej se Zogaj po jep dorëheqje me vetedëshirë.

Ndonëse e frikësuan me akuzat për vjedhje me qëllim që ta bindin që të jepte dorëheqje nga frika, menaxhmenti i “Jumbo”, asnjëherë nuk e denoncoi Zogajn në polici për vjedhje.

Inspektoriati i Punës gjobitë kompaninë e Manes e Papranikut

Zogaj më pas kishte vendosur që të ankohej të institucionet. Te Inspektoriati i Punës. Ky organ i kishte shqiptuar kompanisë “Kid Zone Kosova”, me emrin tregtar “Jumbo”, një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Gjoba prej 2 mijë eurosh dëshmon se kompania Jumbo kishte larguar padrejtësisht nga puna Zogajn, me qëllim që të shmangte pagesës e pushimit të lehonisë.

Fillimisht, Inspektoriati Qëndror i Punës kishte kërkuar nga “Jumbo”, që ta respektonte Ligjin e Punës. Ia kishte rikujtuar se është e kundërligjshme që t’i shkëputet lehonës marrëdhënia e punës.

Kërkesën ia kishte bërë me datën 14 dhjetor të vitit të kaluar. Shefat e Jumbos kishin shpërfillur kërkesën e Inspektoriatit për ta respektuar ligjin duke e kthyer në punë ish-punëtorën Zogaj.

Disa ditë më vonë, më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Inspektoriati i Punës kishte shqiptuar gjobë ndaj firmës “Jumbo”, meqe nuk kishte dhënë indikacione se është e interesuar që ta respektoj Ligjin e Punës.

JU REKOMANDOJMË

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Mushtisht

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Mushtisht
28/05/2026 - 16:51

Kandidati i PDK-së për deputet nga PDK, Lulzim Aliu ka marrë përkrahje nga mbështetës të kësaj partie në fshatin Mushtisht, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Postimi i plotë: Në...

Më shumëDetails

Qytetarët raportojnë probleme në aplikim online për shtesat prej 100 eurove për sektorin jo-publik

Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve
28/05/2026 - 16:41

Sot është hapur sistemi për aplikimin e subvencionimit me shtesa prej 100 euro për sektorin jo-publik në Kosovë. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se...

Më shumëDetails

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor
28/05/2026 - 16:16

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një hap të ri jashtë futbollit, duke u bërë pjesë e botës së filmit, transmeton albinfo.ch. Mesfushori shqiptar luan në filmin...

Më shumëDetails

100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
28/05/2026 - 16:01

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet...

Më shumëDetails

Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi

Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
28/05/2026 - 15:57

Shqipëria nuk do t’i bindet kërkesës së Rusisë, pasi ajo kërkoi largimin e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj nga kryeqyteti ukrainas, Kiev. Kërkesë të tillë, Rusia ka bërë...

Më shumëDetails

Tema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të donin, do t’i detyronin për Asociacionin

Tema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të donin, do t’i detyronin për Asociacionin
28/05/2026 - 15:31

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Kina, ka folur për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq lidhur me stacionet hekurudhore. Vuçiq ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    647 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë