Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një person ka vdekur pas plagëve të marra në fyt kurse vëllai i tij ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e romëve.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Komunikata e plotë e Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.
Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.













