Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i kirurgëve në Vushtrri, “përgjegjësi duhet të japë spitali dhe SHSKUK-së”

11/01/2023 - 17:02
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali i kirurgëve në Vushtrri, “përgjegjësi duhet të japë spitali dhe SHSKUK-së”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacione. Pas raportimeve mediale, Policia e Prokuroria u vunë në lëvizje, duke arrestuar dy prej tyre. Sot Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se ndaj njërit prej tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, tjetri është liruar, ndërsa i treti ende nuk është intervistuar. Sipas gazetarit të shëndetësisë, për këtë skandal duhet të jap përgjegjësi Spitali i Vushtrrisë dhe SHSKUK.

Dje u arrestuan kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj nën dyshimin për “marrje rryshfeti”, derisa Isuf Zekaj është në kërkim, pasi i njëjti është jashtë vendit. Sot Prokuroria në Mitrovicë njoftoi se për Sefiun është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa Latifaj është liruar dhe rasti ndaj tij do të vendoset në procedurë të rregullt.

“Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.

Për këtë rast ka folur edhe gazetari i portalit “Shneta” Bujar Vitija, i cili raportoi për skandalin në Spitalin e Vushtrrisë.

Ai në një bisedë me Gazetën Express tha se kirurgët dyshohet se kanë kërkuar para nga pacientët për të blerë materialin e nevojshëm për operacion.

“Rasti në Spitalin e Vushtrrisë është një aferë korruptive ku mjekët dyshohen për veprën penale “marrje të ryshfetit” nga pacientët për të kryer operacionet. Ky korrupsion dyshohet se ndodh kur mjekët kërkojnë para nga pacientët kinse për të blerë materialin e nevojshëm për operacion.”

Ai tha se për këtë skandal duhet të japin përgjegjësi niveli menaxherial në Spitalin e Vushtrrisë dhe SHSKUK.

“Sigurisht se për këtë skandal duhet të japin përgjegjësi niveli menaxherial në Spitalin e Vushtrrisë dhe në SHSKUK. Fatkeqësisht dyshimet për këtë praktikë të korrupsionit në këtë spital janë të kahmotshme dhe askush deri më tani nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar. Andaj duhet të merren në përgjegjësi menaxherët, drejtoresha e spitalit si dhe ud.drejtoresha e SHSKUK-së.”

Lidhur me këtë rast kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se kanë informacione vetëm nga mediat.

Sejdiu bëri të ditur se tre kirurgët e përmendur janë anëtarë të Odës së Mjekëve dhe për rastet e tilla fillimisht merren organet e drejtësisë, pastaj merren vendime bazuar në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë.

“Mjekët e apostrofuar janë antarë të OMK-së dhe sa i përket rastin në fjalë OMK ka informacione vetëm nga mediat. Këto janë raste penale me të cilat fillimisht merren organet e ndjekjes penale , kurse Oda pas verdiktit të këtyre të fundit merr veprime bazuar në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë”, tha Sejdiu dje për Express.

Për rastin e tre kirurgëve të hënën janë deklaruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se dje kanë pranuar njoftim zyrtar se tre kirurgë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion. Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Ndërkaq, SHSKUK ka thënë se janë njoftuar për arrestimin e dy kirurgëve dhe suspendimin e të treve.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë. Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi. Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë