Tenistja franceze, Alize Cornet ka zbuluar se ka pasur një “shpërthim” të virusit COVID-19 në turneun Roland Garros, por që askush nuk ka folur për të.
Në një konferencë shtypi, ajo ka tronditur gazetarët me një deklaratë për COVID-19 dhe ndikimin e tij në mbajtjen e Wimbledonit pas tërheqjes së Mateo Beretini dhe kroatit Marin Ciliq, shkruan FrontOnline.
“Kishte një epidemi të vërtetë të virusit korona mes lojtarëve në Roland Garros, por askush nuk ka folur për të”, zbuloi tenistja franceze.
Cornet ka zbuluar poashtu mënyrën se si vepruan tenistët që të mos zbulonin se janë të infektuar.
“Në të gjitha dhomat kishte virus, por nuk tham asgjë. Të gjithë kishim simptoma, dhimbje në fyt, ethe, por luanim sikur të ishte normale”, tregoi ajo.
“Jam e sigurtë se kishte shumë njerëz të infektuar, por marrëveshja e heshtur ishte që askush të mos fliste në media për këtë. Nuk kishim ndërmend të testoheshim”, shtoi Cornet.













