Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Kjo është “hilja në serbisht” që Specialja po përdor kundër krerëve të UÇK-së

15/06/2022 - 15:51
në Lajme
A A
Avokatët e Speciales për zgjerimin e aktakuzës: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale ka prodhuar një tjetër skandal të radhës me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të saj për t’i shpallur të papranueshme ankesat e ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së lidhur me juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe çështjen e “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët”.

Në tentimin e saj për ta aplikuar doktrinën e “Ndërmarrjes Kriminale e Përbashkët” në procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Gjykata ka zgjedhur t’i referohet përkthimit në serbisht të Kushtetutës së Kosovës – i cili dallon nga versioni shqip, anglisht dhe turqisht i tekstit në Kushtetutë.

Këtë e ka bërë në përgjigje ndaj ankesave të ekipeve mbrojtëse, të cilat kanë argumentuar se krerëve të UÇK-së po u shkelen të drejtat themelore në procedimin penal kundër tyre, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas mbrojtjes, zbatimi i drejtpërdrejtë i të Drejtës Ndërkombëtare Zakonore, të cilën Gjykata Speciale po synon ta përdorë për ta aplikuar “Ndërmarrjen Kriminale të Përbashkët”, është në kundërshtim me Nenin 33 të Kushtetutës së Kosovës dhe Nenin 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Pika 1 e Nenit 33 të Kushtetutës flet për parimin e legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale.

“Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit”, thuhet në Nenin 33.1 të Kushtetutës.

Por, një panel i Gjykatës Kushtetuese brenda Dhomave të Specializuara ka interpretuar Nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës, duke e lexuar atë në versionin e gjuhës serbe.

E para, versioni në serbisht është “përkthim”, kjo pasi dihet botërisht se Kushtetuta është redaktuar në gjuhën angleze dhe shqipe nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kosovarë. E dyta, versioni në serbisht është përkthim “ndryshe” dhe me kuptim tjetër nga versioni në gjuhën shqipe, angleze dhe turke. E treta, versioni në serbisht, në këtë rast të përdorur nga Gjykata, është i vetmi që shkon në dëm të të akuzuarve në Hagë.

Fillimisht, Gjykata pranoi se versioni në anglisht – “No one shall be charged or punished…” është njëlloj me versionin shqip të Nenit 33 të Kushtetutës – “Askush nuk mund të akuzohet…”. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për Gjykatën, pasi që ka gjetur se ato dallonin me versionin në serbisht – “Askush nuk deklarohet fajtor ose dënohet…” (“Niko se ne može proglasiti krivim ili kazniti…).

Sipas Gjykatës, duke qenë se sipas Nenit 7 të Kushtetutës gjuha shqipe dhe serbe janë njëlloj gjuhë zyrtare, atëherë ajo ka vendosur t’u drejtohet metodave të tjera interpretuese për të gjetur nëse Neni 33 i Kushtetutës vërtet parashikon fjalët “të akuzohet”.

Meqenëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës në të kaluarën ka referuar jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të interpretuar të drejtat themelore të Kushtetueses, si dhe faktit se Konventa ka nivel kushtetues, atëherë, sipas Gjykatës Kushtetuese brenda Dhomave të Specializuara, Neni 33 i Kushtetutës duhet të interpretohet sipas interpretimit që GJEDNJ i bën Nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Nga kjo rrjedh se Neni 33.1 i Kushtetutës, i interpretuar në përputhje me praktikat gjyqësore të GJEDNJ-së, duhet të lexohet se i referohet të mos ‘mbahet fajtor’”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, duke vendosur kësisoj të mbështetet në versionin e gjuhës serbe.

Gjykata ka vlerësuar se Neni 33.1 i Kushtetutës duhet te interpretohet “sipas KEDNJ-se”, pra vetëm ne raste “dënimi”, dhe rrjedhimisht ka vlerësuar se versioni serb vlen më tepër se versioni shqip.

Tentativa e Gjykatës për të bindur se fjala “akuzohet” nuk ekziston në Nenin 33 të Kushtetutës del të jetë përtej absurdes, ashtu siç del të jetë edhe skandaloz vendimi i saj që versioni serb i përkthimit të këtij neni të vlejë më tepër se versioni shqip, anglisht dhe turqisht. /Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë