Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës pati zhvillime interesante gjatë gjithë ditës.
Në fund, në komunikatën njoftuese, ata kumtuan se është zgjedhur edhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit.
Ai është prokurori Bahri Hyseni dhe propozimin e kishte dhënë vetë Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi.
“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjodhën prokurorin z. Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Prokurori Bahri Hyseni është mjaft i njohur në opinionin publik, pasi ishte përfshirë në aferën “Pronto”, në një bisedë me Adem Grabovcin.
Ku kishin biseduar për t’u punësuar në një pozitë të lartë në institucionet shtetërore.
Në aferën e mirënjohur “Pronto” thuhej se Grabovci e kishte zgjedhur Hysenin për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut dhe, në një moment, dëgjohet t’i ketë thënë që ai s’kishte konkurruar për atë pozitë.













