Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Smakiqi: Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është pasojë e qasjes anarkiste të Albin Kurtit

11/08/2025 - 11:37
në Lajme
A A
Smakiqi: Bllokimi i Kuvendit të Kosovës është pasojë e qasjes anarkiste të Albin Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas Smakiqit, qasja anarkiste dhe bllokuese e Kurtit ka shkaktuar një situatë ku Kosova ka mbetur pa një qeveri funksionale, duke pasur nevojë për dy aktgjykimet e fundit për të sqaruar këtë krizë.

“Fillimisht duhet shtruar qasja se, sikur të mos ishte parti fituese LVV dhe të mos kishte qasje bllokuese me elemente anarkiste, kryetari i saj, Albin Kurti, fare nuk do të kishte nevojë për dy aktgjykimet e fundit. Prandaj, deklarata anarkiste të eksponentëve të LVV-së nuk i befasojnë më askënd, ndoshta as zogjtë e malit”, tha Smakiqi.

Smakiqi ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë për procedurën e formimit të institucioneve të shtetit dhe për të drejtat e partive fituese, duke i kujtuar se, në rastin e mos-shfrytëzimit të shumicës absolute, çdo parti është e detyruar të arrijë koalicione me palë të tjera për të siguruar shumicën parlamentare.

“Aktgjykimet kanë qenë të qarta prej vitit 2014, kur është përcaktuar që partia më e madhe, grupi parlamentar i partisë fituese, e ka të rezervuar të drejtën e propozimit të kandidatit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, por kur sovrani nuk e ka votuar mbi 51%, secila parti detyrohet të arrijë aleanca politike me partitë tjera për ta siguruar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh. Prandaj, e kam theksuar me bindje të thellë se Kushtetuta e Kosovës, rendi juridik e procedural, është i qartë si kristali në dritën e diellit, por duhet ri-theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk rregullon inatet, qasjen anarkiste, refuzuese, bllokuese”, shtoi ai.

Ai ka deklaruar se bllokimi i Kuvendit ka vetëm një origjinë: sjelljen anarkiste të Albin Kurtit, i cili, sipas tij, ka bërë pengesë të mëtejshme në procesin e krijimit të institucioneve funksionale.

Smakiqi ka apeluar për një qasje më të përgjegjshme dhe konstruktive nga ana e liderëve politikë, për të mundësuar funksionimin normal të institucioneve të Kosovës dhe për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

“Prandaj, bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka vetëm një origjinë dhe ajo është sjellja anarkiste, e papërgjegjshme, bllokuese, anti-shtetërore e një individi që quhet Albin Kurti.Prandaj, sikur të mos ekzistonte kjo qasje anarkiste e një personi me fuqi politike, sot do të diskutonim për 100-ditëshin e Qeverisë nga Legjislatura e IX”, tha Smakiqi për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Sulmet e pushtetit ndaj Kushtetueses, dy gjyqtarë që i ka zgjedhur LVV-ja konstatuan gjithashtu shkeljet e Deharit

11/08/2025 - 14:47
Tragjedi në bregdet, pushuesi ndërron jetë duke notuar në Shqipëri
Lajme

Tragjedi në bregdet, pushuesi ndërron jetë duke notuar në Shqipëri

11/08/2025 - 14:34
Humolli: Klasa jonë politike po bën veprime, e në fund po kërkon shpëtim, ku nuk ka mundësi me i shpëtu
Lajme

Ish-deputeti i VV’së, Humolli: VV ka humbur pikë tek qytetarët duke e vendosur partinë para shtetit

11/08/2025 - 14:29
Konfiskohen cigare të fabrikës “Karelia Tobacco Company Inc.”, po kontrabandoheshin nga  Kosova në Serbi
Lajme

Konfiskohen cigare të fabrikës “Karelia Tobacco Company Inc.”, po kontrabandoheshin nga  Kosova në Serbi

11/08/2025 - 14:09
A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
Kryesore

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha

11/08/2025 - 14:02
Mefail Shkodra shpallet në kërkim për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan
Lajme

Gjykata në Gjilan: Nuk ka lëndë aktive ndaj Mefail Shkodrës, ka qenë tri herë i dënuar në të kaluarën

11/08/2025 - 13:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    658 Shpërndaje
    Shpërndaje 263 Tweet 165
  • I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde – postonte edhe foto me Osmanin, Kurtin e Ramën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir që dyshohet se u vranë në Gjilan nga Mefail Shkodra

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë