Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Smakiqi: Republika e Kosovës ka pushuar së funksionuari që nga data 6 gusht, me 9 shtator duhet të shpallen zgjedhjet!

05/09/2026 - 19:03
në Lajme
A A
Smakiqi: Republika e Kosovës ka pushuar së funksionuari që nga data 6 gusht, me 9 shtator duhet të shpallen zgjedhjet!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Lajmi u konfirmua nga Dehari, gjatë ditës së djeshme, përmes një shkrimi në Facebook.

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me mbajtjen e kësaj seance me datën 9 shtator ka folor për “Gazeta Blic” avokati, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi tha se Republika e Kosovës ka pushuar së funksionuari që nga data 6 gusht kur ka përfunduar afati 30 ditor nga data e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për të konstituuar Kuvendin.

Ai potencoi se janë krijuar pasoja të pariparueshme në rendin juridik dhe kushtetues.

“Fillimishtë duhet theksuar se asnjë kushtetute e shteteve demokratatike ne formen e sundimit republike paralamentare , nuk e parashikon refuzimim e rezultatve zgjedhore dhe refuzimin qe partia fituese te propozoje kryetarin e Kuvendit ne seancen konstituive si ne rastin e seances se legjilatures VIII me daten 06.08.2026.Konsideroje se Republika e Kosoves ka pushuar se funksionuari që nga data 06.08.2026 kur ka kaluar afati 30 ditor nga data e çertifikimit te zgjedhjeve te dates 07.06.2206 detyrues per konstitumin e Kuvendit te Kosoves.Pra Republika e Kosovës edhe sot kur po pergjigjem organet e saj qendrore jo qe nuk funksionojne por nuk ekzistojne as Kuvendi, as Qeveria as Presindenca për shkak se janë krijuar pasoja të pariparueshme në rendin juridik-kushtetues” deklaroi Smakiqi.

Avokati Smakiqi tha çdo parti dhe individ e ka detyrim të zbatojë nenin 66 te Kushtetutës së Kosoves dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues të Kosovës pikën 145.

“Prandaj asnjë parti e asnjë individ as me i votuari në tri palë zgjedhje qendrore e ka detyrim të zbatoje nenin 66 te Kushtetutës së Kosoves dhe Aktgjykimin e Gjykates Kushtetues te Kosoves piken 145 ku ketë afat 30 ditor e ka intepretuar si detyrues dhe shkelja e tij nënkupton bllokim te funksionimit te institucioneve.Në shpjegimet juridike afatet kushetuese dhe ligjore jane siguresa garanci ku fitohen dhe humbin te drejta qofte nga insititucionet qofte nga indvidet pra qytetaret.Pra sikurse afati i votimit që është psh: nga ora 07:00h deri 19:00h dhe datën që e percakton KQZ- votuesi nuk ka të drejtë të votojë pas orës 19:00h kur mbyllet venvotimi, apo kur tejkalohet shpejtësia apo nuk mund te hysh ne autostrade me gomare te pengosh shpejtesine minimale prej 50h”

“Pra në drejtesi në rastin konkret fituesja e zgjedhjeve LVV dhe kryetari i saj ka vepruar me Ultra Vires/ pertej kufirit të autorizimeve pra duke tejkaluar pushtetin e fituar përmes votes kur nuk kanë respektuar afatin 30 ditor kushtetues per konstitumin e Kuvendit gjegjësishtë legjilatures VIII” tha Smakiqi për “Gazeta Blic”.

Smakiqi tha se në seancën e datës 9 shtator duhet të mbahet mbledhje me të vetmen pikë të rendit të ditës…..konstatimi se Legjislatura e 8-të ka dështuar  dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme brenda afatit 45 ditor.

“Nëse themi se tashmë për seancën e 09.09.2026 të thirrur nga Avni Dehari janë krijuar pasoja juridike kushtetuese, e vetmja zgjidhje mbetet që kjo legjislature në mënyre formale me datën 09.09.2026 të mbajë mbledhje me të vetmen pike të rendit të dites.1.Konstatimi se Legjislatura e VIII ka dështuar të krijohet në afatin kushtetues 30 ditor nga data e çertifikimit të zgjedhjeve te 07.06.22062. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në afatin brenda 45 ditësh me dakordim direkt në ketë seancë të Kuvendit caktimi i zgjedhjeve pasiqe Kosova nga data 06.08.2026 ne kuptim te nenit 14 pika 5 te Rregullores se Kuvendit te Kosoves nuk ka as U.D President e ska kush të caktoje daten e zgjedhjeve në ketë vakum institucional”

Ai tha se Prokuroria Speciale duhet të ua ndalojë deputetëve të çertifkuar të ushtrojnë kundërligjshem pozitat e Kryeminstrit dhe Ministrave në Qeveri.

“Prokuroria Speciale e Kosoves të ua ndalojë deputetve te çertifkuar të ushtrojne kundërligjshem pozitat e Kryeminstrit dhe Ministrave ne Qeverine e Kosoves si organ ekzekutiv” deklaroi avokati, Xhevdet Smakiqi, në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

SHBA-ja godet tri cisterna nafte iraniane pas sulmeve ndaj anijeve të saj luftarake

SHBA-ja godet tri cisterna nafte iraniane pas sulmeve ndaj anijeve të saj luftarake
05/09/2026 - 18:58

Ushtria amerikane thotë se ka goditur tri cisterna nafte të lidhura me Iranin, pasi raketa balistike u lëshuan drejt dy anijeve të saj luftarake në rajon. Komanda Qendrore...

Më shumëDetails

‘Zjarri i Lirisë’ në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë

‘Zjarri i Lirisë’ në Zonën e Drenicës: Komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
05/09/2026 - 18:54

Nga Likofci, vendi që bart një peshë të veçantë në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ushtarë dhe ushtare të UÇK-së kanë ngritur zërin në mbështetje të çlirimtarëve...

Më shumëDetails

‘’Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm’’, SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

‘’Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm’’, SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit
05/09/2026 - 18:43

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një takim ku është konfirmuar mbështetja e...

Më shumëDetails

Ramadani: Deputetët e VV’së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vetë – të lutemi për lirinë e tyre

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, nuk do të ketë Qeveri Kurti 3
05/09/2026 - 18:28

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka “goditur ashpër” deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ramadani deklaroi...

Më shumëDetails

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi
05/09/2026 - 17:44

Arrestohet në Prishtinë reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin artistik “Mossi”. Sipas raportimeve të Klanit, aksioni i policisë ka çuar në kapjen e tij gjatë pasdites së...

Më shumëDetails

Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!

Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!
05/09/2026 - 17:30

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 shtator. Kështu ka konfirmuar ditën e djeshme kryesuesi i seancës, Avni Dehari. “Si Kryesues i Seancës Konstitutive...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qeveria Kurti heq përcaktimin e çmimit, naftëtarët e mirëpresin këtë vendim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Të shtëna pas sherrit në diskotekën “LIT” në Prishtinë – 23-vjeçari qëllohet katër herë, ky është i dyshuari që po kërkohet

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Një person gjendet pa shenja jete në qendër të Prishtinës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë