Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spahiu: Kurti rrezikon të akuzohet për pengim të drejtësisë me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

08/10/2026 - 16:44
në Lajme
A A
Spahiu: Kurti rrezikon të akuzohet për pengim të drejtësisë me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Nexhemedin Spahiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë rrezik të madh politik dhe juridik me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një deklaratë për mediumin në gjuhën serbe “Kosova Online”, Spahiu tha se Kurti, sipas tij, i bëri një lëshim Partisë Demokratike të Kosovës duke mbështetur ndryshimet në ligj, por në të njëjtën kohë e vendosi veten në një situatë ku mund të përballej me pasoja nga Dhomat e Specializuara.

“Ai e arriti qëllimin e tij, i bëri një lëshim PDK-së duke miratuar ligjin, por ndërsa po luante skenën politike të brendshme, ai vetë rrezikoi shumë, sepse tani Dhomat e Specializuara në Hagë mund ta akuzojnë atë për pengim të drejtësisë duke mbështetur miratimin e ligjit”, tha Spahiu.

Sipas tij, ligji i miratuar nuk ka ndikim në proceset që zhvillohen në Hagë dhe mund të përfundojë edhe para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Spahiu pretendoi gjithashtu se ndryshimet mund të paraqesin kërcënim për dëshmitarët në rast se Dhomat e Specializuara nisin procedura të tjera penale.

“Siç njoftoi Gjykata Speciale, mund të ketë akuza të tjera, përveç atyre që janë gjykuar. Kjo do të përbënte kërcënim të dëshmitarëve dhe mendoj se Kurti mund të akuzohej nga gjykata për pengim të drejtësisë”, u shpreh ai.

Analisti i cilësoi si “të dyshimta” edhe ndryshimet e bëra në ligj, duke ngritur pikëpyetje rreth autorësisë së tyre.

Ndërkohë, ai tha se protestat dhe presioni politik në Kosovë nuk mund të ndikojnë në punën e Dhomave të Specializuara.

“Ky ligj nuk ka efekt në asgjë, as nuk u sjell dobi atyre që presin një vendim të shkallës së dytë në Hagë”, tha Spahiu.

Sipas tij, procesi në Hagë nuk mund të zhbëhet pas krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës mori atë vendim, Presidenti i Kosovës arriti një marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare dhe gjërat nuk mund të kthehen prapa. Një fëmijë që lind nuk mund të kthehet në barkun e nënës, kjo është e panatyrshme. Gjykata Speciale, e cila u krijua dhe e ka bërë punën e saj deri diku, nuk mund të kthehet në zero. Kjo do të ishte qesharake dhe e panatyrshme”, përfundoi Spahiu. /Zëri

JU REKOMANDOJMË

Nol Nushi: PDK-ja i mashtroi protestuesit, në fund Kurti mori një presidente

Nol Nushi: PDK-ja i mashtroi protestuesit, në fund Kurti mori një presidente
08/10/2026 - 16:28

Nol Nushi ka kritikuar mënyrën se si PDK-ja e ka paraqitur procesin e votimit të ligjit, duke thënë se protestuesit janë vënë në lajthitje dhe se ligji është...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje elektronike dhe e miraton një vendim

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
08/10/2026 - 16:05

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Kjo është mbledhja e gjashtë e Qeverisë një muaj pas konfirmimit. “Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e...

Më shumëDetails

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri
08/10/2026 - 15:57

Jo vetëm që do të duhej ta paguante kafen, por një qytetari iu faturua edhe interneti që e përdori për një orë me llaptop në një lokal në...

Më shumëDetails

MAShT demanton raportimet për bastisje në Ministri: Informacioni është i pavërtetë

MAShT demanton raportimet për bastisje në Ministri: Informacioni është i pavërtetë
08/10/2026 - 15:55

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka demantuar lajmin e publikuar sot se në ambientet e Ministrisë janë kryer bastisje. Përmes një njoftimi, MASh ka bërë të ditur...

Më shumëDetails

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve
08/10/2026 - 15:51

Bashkimi Europian ka publikuar qëndrimin zyrtar të Brukselit lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të...

Më shumëDetails

Si u përfshi pronari i Grand Blue Fafa Resort, Fatos Çerenishti, në skemën e dyshuar për pastrim parash me biznesmenin Hysenbelliu?

Si u përfshi pronari i Grand Blue Fafa Resort, Fatos Çerenishti, në skemën e dyshuar për pastrim parash me biznesmenin Hysenbelliu?
08/10/2026 - 15:33

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News 24, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat mund të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë