Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja: 20 korriku nuk është data kur shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe tjerët, afati është zgjatur deri atëherë

06/05/2026 - 09:47
në Kryesore, Lajme
A A
Shtyhet shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale ka sqaruar për Reporteri.net se data 20 korrik nuk është data kur do të shpallet vendimi lidhur me katërshen e UÇK’së që po gjykohet në Hagë, por vetëm afati për marrjen e vendimit është zgjatur deri atëherë. Nga Specialja kanë paralajmëruar se nëse do të nevojitet më shumë kohë, mund të ketë zgjatje tjetër afati. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet dënim me burg për secilin.

Afati për shpalljen e aktgjykimit në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është zgjatur edhe për 60 ditë nga Gjykata Speciale.

Zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, në një përgjigje për Reporteri.net, ka thënë qartë se gjykata ka nxjerrë vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri në fund të korrikut, por se kjo nuk është data kur do shpallet.

Ajo tha se afati është zgjatur edhe për 60 ditë shkaku i kompleksitetit të rastit.

“Kjo datë nuk është data për shpalljen e aktgjykimit, por vetëm data për zgjatjen e afatit. Trupi Gjykues ka nxjerrë një vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit gjyqësor edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të kompleksitetit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Griep ka thënë se nëse do të nevojitet kohë shtesë, mund të nxirret edhe ndonjë urdhër tjetër.

“Megjithatë, Trupi Gjykues ka shtuar se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të jetë absolutisht e nevojshme, do të nxjerrë një urdhër përkatës në kohën e duhur”, përfundon përgjigja e saj.

Lajmin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka konfirmuar mbrëmë edhe avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen e RTK’së nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.

Afati 90 ditor për nxjerrjen e vendimit është i përcaktuar sipas Rregullës 159 të Dhomave të Specializuara dhe koha shtesë përveç rasteve ekstreme s’mund ta kalojë 60 ditëshin.

”Aktgjykimi i shkallës së parë shpallet brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga mbyllja e çështjes, në përputhje me Rregullën 136, dhe mund të përfshijë një vendim sipas Nenit 22(7) të Ligjit. Kur rrethanat e çështjes kërkojnë kohë shtesë, ajo nuk duhet të kalojë gjashtëdhjetë (60) ditë, përveç rasteve kur një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e domosdoshme. Vendimi për zgjatjen duhet të jetë publik dhe t’u njoftohet palëve dhe përfaqësuesit të viktimave. Për zgjatjen duhet të jepen arsyet”, thuhet në Rregulloren e Gjykatës Speciale.

Sipas kësasj Rregulloreje, Aktgjykimi i shkallës së parë, ose një përmbledhje e tij, shpallet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e të akuzuarit, përveç nëse rrethana të jashtëzakonshme arsyetojnë mungesën e tij ose të saj.

Aktgjykimi i shkallës së parë duhet të jetë me shkrim dhe të përmbajë arsyetim për gjetjet e Panelit, derisa në rast të lirimit nga akuza, aktgjykimi mund të shpallet gojarisht, i ndjekur nga arsyetimi me shkrim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Katërshja e UÇK’së vazhdojnë të jenë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020 që kur Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tyre.

Në fjalët përmbyllëse, ekipet mbrojtëse kanë kërkuar lirim nga të gjitha aktakuzat për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

Kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale në Hagë, Kimberly Ëest, ka kërkuar nga 45 vjet dënim me burg për secilin, apo 180 vjet gjithsej për katër të akuzuarit e rastit Thaçi dhe të tjerët.

JU REKOMANDOJMË

“Kanë mundur t’i ndodhnin Kosovës”, dy histori të hidhura amerikane e bindën Gashin që kishin bërë mirë që rrëzuan Kurtin

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
15/05/2026 - 22:38

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur për momentin kur gjatë pandemisë mori përsipër që të lexonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së prirë nga...

Më shumëDetails

Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK-së

Blerim Latifi për ngjarjet në Skënderaj: VV do të përpiqet ta errësojë potencialin nacional të PDK-së
15/05/2026 - 22:22

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i ftuar në Pressing  ka komentuar zhvillimet në Skenderaj. Për këto, Latifi ka thënë se, Kurti do mundohet që t’i maksimalizojë këto ngjarje...

Më shumëDetails

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota
15/05/2026 - 21:44

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!
15/05/2026 - 21:41

Pas intervistimit nga Policia dhe lëshimit në procedurë të rregullt, ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi. Ai duke shpërndarë një fotografi me të atin shkruan ‘Babë, ashtu...

Më shumëDetails

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë
15/05/2026 - 21:18

Më 18 maj pritet të mbahet një tjetër protestë në Shkup, e organizuar për të kërkuar të drejtën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në...

Më shumëDetails

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti e sfidon

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë
15/05/2026 - 21:05

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas intervisimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut. Çitaku në postimin e saj, ka rikujtuar se si kryeministri në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë