Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Srpska kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë, “veçmas në pjesën jugore”

14/09/2026 - 15:47
në Lajme
A A
Srpska kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë, “veçmas në pjesën jugore”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista Serbe u ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, veçanërisht në ditët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lista Serbe kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që, në përputhje me mandatin që u është besuar, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në territorin e Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në ditët në vijim kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve në Hagë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Lista Serbe konsideron se është e nevojshme të shtohet prania e misioneve ndërkombëtare të sigurisë në mjediset e përziera, me theks të veçantë në mjediset serbe në jug të Ibrit.

“Konsiderojmë se është e nevojshme të shtohet prania e misioneve ndërkombëtare të sigurisë në mjediset e përziera, e veçanërisht në mjediset serbe në jug të Ibrit, në mënyrë që të veprohet në mënyrë parandaluese dhe të parandalohet çdo përpjekje për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve, shkaktimin e incidenteve ose cenimin e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet më tej.

Nga KFOR-i dhe EULEX-i, Lista Serbe pret që, në kuadër të kompetencave të tyre, t’i kërkojnë Policisë së Kosovës që detyrat e saj t’i kryejë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe të paanshme.

“Nga KFOR-i dhe EULEX-i presim gjithashtu që, në kuadër të kompetencave të tyre, të kërkojnë nga Policia e Kosovës që detyrimet e saj t’i kryejë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme, të paanshme dhe ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke respektuar plotësisht të drejtat dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Partia serbe thekson veçanërisht nevojën për veprim parandalues në prag të 16 shtatorit, kur është paralajmëruar shpallja e aktgjykimit në Hagë.

“Në veçanti, theksojmë nevojën për veprim të shtuar parandalues në prag të shpalljes së aktgjykimit të paralajmëruar për 16 shtator, me qëllim që të parandalohen tensionet, provokimet ose incidentet eventuale që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në terren”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe “të mos bien pre e provokimeve”.

“Lista Serbe u bën thirrje popullit serb dhe të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të përmbajtur dhe të matur, të mos bien pre e provokimeve eventuale dhe që me sjelljen e tyre të përgjegjshme të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Lista Serbe ka shprehur pritjen që misionet ndërkombëtare të veprojnë në kohë dhe me përgjegjësi për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Presim që misionet ndërkombëtare, me veprimet e tyre në kohë dhe të përgjegjshme, të tregojnë se janë të gatshme ta përmbushin mandatin që u është besuar dhe të sigurojnë sigurinë për të gjithë qytetarët, veçanërisht në mjediset e ndjeshme dhe të përziera”, përfundon komunikata e Listës Serbe.

JU REKOMANDOJMË

Hasani: Kuvendi i konstituua në shkelje të Kushtetutës, e pritshme që Gjykata të vendosë masë të përkohshme

Enver Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë
14/09/2026 - 15:41

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe një vendim që do ta konstatonte këtë, do të mund ta vinte në pikëpyetje edhe zgjedhjen...

Më shumëDetails

Inspektorati i Tregut intensifikon “aksionin” në tekstil– në fokus çmimet, uljet dhe abuzimet me konsumatorët

Inspektorati i Tregut intensifikon “aksionin” në tekstil– në fokus çmimet, uljet dhe abuzimet me konsumatorët
14/09/2026 - 15:14

Në kuadër të planit të punës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar inspektimet në dyqanet e tekstilit, me fokus në respektimin e rregullave që ndërlidhen...

Më shumëDetails

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, çka dihet deri tash?

Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
14/09/2026 - 15:00

Pas më shumë se tri vitesh gjykim dhe pas shqyrtimit të një materiali të gjerë provues, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16...

Më shumëDetails

Ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, i kërkon “stabilitet afatgjatë politik dhe institucional”

Ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, i kërkon “stabilitet afatgjatë politik dhe institucional”
14/09/2026 - 14:52

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u tha se kanë diskutuan për “nevojën e stabilitetit afatgjatë politik...

Më shumëDetails

“Liri për çlirimtarët”, nesër marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
14/09/2026 - 14:31

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën e 15 shtatorit do të organizohet një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit...

Më shumëDetails

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
14/09/2026 - 14:16

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka treguar procedurat në Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse ish-presidenti Hashim Thaçi shpallet i pafajsëm të mërkurën, duke marrë parasysh edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë