Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më sa duket është duke e shijuar ndeshjen e parë të Shqipërisë në kuadër të Euro 2024, ndaj Italisë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, ka publikuar një fotografi të Kurtit së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku së bashku duken se janë duke e shikuar ndeshjen që po zhvillohet në Dortmund të Gjermanisë.
“Drejt fitores, me njerëzit e fitoreve. Përpara Shqipëri.” – ka shkruar Statovci.