Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Strategjia e Albin Kurtit: “Përçaj e sundo”!

Shkruan: Kimete Berisha

10/09/2022 - 11:45
në Opinione
A A
Kimete Berisha e tmerruar me faturën e rrymës që i erdhi, pyet Kurtin se cilës familje serbe po ia paguan energjinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë dy mënyra për t’i udhëhequr njerëzit:
Ose: Duke i bashkuar.
Ose: Duke i sunduar. Nuk mund t’i sundosh pa i përçarë.
Strategjia “Përçaj e sundo” i ndau hebrenjtë në 5 konventa. Strategjinë e shfrytëzuan Filipi II i Maqedonisë; Jul Cezari, Napoleoni…..pak edhe Donald Trumpi.
Perandoria Osmane i përçau armentët me turqit…armenët u shfarosën në gjenocid.
Shqiptarët (sidomos të Kosovës), nuk janë ndarë, sepse nuk kanë pasur rast të ndahen – për shkak se ishin të pushtuar dhe e kishin armikun e përbashkët.
Ka pasur shqiptarë që i kanë shërbyer armikut serb për të realizuar gjenocidin ndaj shqiptarëve (dhe këta shqiptarë dhe pasardhësit e tyre ende mbajnë postet kryesore në Institucionet e Kosovës), mirëpo shumica gjithmonë kanë qenë të bashkuar kundër pushtuesit.
Asnjë politikan nuk ka provuar hapur t’i ndajë shqiptarët.
As komunistët më të përbetuar.
I pari politikan që ka premtuar se do t’i bashkojë shqiptarët dhe pasi e ka marrë pushtetin po e zbaton strategjinë “Përçaj e sundo” është Albin Kurti.
Albin Kurti i ka ndarë shqiptarët në:
1. Shqiptarë të pas 14 Shkurtit
2. Shqiptarë të Diasporës
3. Shqiptarë të Preshevës
3. Shqiptarë të Liburn Aliut
4. Shqiptarë të Sali Berishës
5. Shqiptarë të Edi Ramës
6. Shqiptarë të mediave
7. Shqiptarë të pandershëm
8. Shqiptarë të UÇK-së
9. Shqiptarë të PDK-së
10. Shqiptarë të LDK-së
11. Shqiptarë të Podujevës
12. Shqiptarë të Dukagjinit
13. Shqiptarë grevistë
14. Shqiptarë eskapistë
15. Shqiptarë analfabetë
16. Shqiptarë islamistë
17. Shqiptarë ateistë
18. Shqiptarë pro martesave të gjinisë së njëjtë (Mimoza e udhëheq grupin e deputetëve të VV, vëllait të saj ia pranojnë martesën e gjinisë së njëjtë, e të tjerëve nuk ua pranojnë)
19. Shqiptarë tradicionalë
20. Shqiptarë të popullit të Vetëvendosjes
Asnjë armik nuk i ka ndarë shqiptarët kaq shumë – as Serbia.
Serbia i ndan shqiptarët në shqiptarë të Shqipërisë” (që për Serbinë janë të pranueshëm), dhe “shqiptarë të Kosovës” (që për Serbinë janë të papranueshëm”.
Strategjinë e Aleksandër Vuçiqit “Përçaj e sundo” e ka zbatuar vullnetarisht Edi Rama, i cili e thellon ndarjen mes shqiptarëve, ku me ditë pse…ndoshta për t’u dukur modern, ose për t’ia zbutur zemrën Aleksandër Vuçiqit, ose s’ka “zemër” vet ose paguhet për atë punë…!.
Albin Kurti po bën edhe nën-ndarje të shqiptarëve;
E do tradhtinë – por e urren tradhtarin (si Cezari); e do Drejtësinë, por pushteti i tij punon kundër sistemit të Drejtësisë…
Albin Kurti po provon t’i përçajë edhe prindërit, të cilët i motivon të çohen kundër grevistëve dhe të bëhen kërrsh mes vete.
Në këtë mënyrë, mendon se i dobëson “forcat armike”, dhe e “parandalon revolucionin”.
Shqiptarët i ka bashkuar Ibrahim Rugova dhe UÇK-ja.
Shqiptarët i ka ndarë në Jug e Veri – Sali Berisha,
Edi Rama dhe Albin Kurti.
Prandaj, askush nuk i merr seriozisht shqiptarët, se jo që shqiptarëve u ka ndodhur ndarja, por po u ndodh edhe nëndarja, përçarja është aq e madhe sa që nuk kemi “nevojë” për armik të jashtëm, shqiptarët kujdesen ta shkatërrojnë vetveten.
Albin Kurti, përveç strategjisë famëkeqe “Përçaj e sundo”, e shfrytëzon dhe metodën manipulative “nxehtë-ftohtë”, pra kalon nga një ekstrem në tjetrin – jonatyrshëm, pa proces, pa asnjë shpjegim.
Shqiptarët janë të hutuar, gjithçka është e paqartë.
Për shembull – 1:
– Si bën që papritur, në verë, ndërpritet rryma në krejt Kosovën (përveç në Veri, kuptohet), dhe paralajmërohet dimër i vështirë, i tmerrshëm dhe në terr.
– Pastaj, krejt papritur vetvetiu “zhduket” problemi i rrymës, dhe pas disa ditësh nga njëri ekstrem (pa rrymë) kalojmë në ekstremin tjetër (non-stop me rrymë).
Për shembull – 2:
– Albin Kurti thotë: Nuk ka paga për grevistët sepse e ndalon Ligji.
– Pastaj, pas tri ditësh kalon në ekstremin tjetër: ka paga për grevistët edhe pse e ndalon ligji.
(Shënim: serbët e Rojave të Urës (përgjegjës për përndjekjen e shqiptarëve nga Veriu- përfshirë mua), marrin rroga nga qeveria Kurti, për kontributin e tyre në përndjekjen, vrasjen, plagosjen, spastrimin etnik, dhunimin dhe plaçkitjen e shqiptarëve.
“Rojat e Urës” nuk dalin në punë dhe paguhen, kurse shqiptarët përndiqen nga policia civile dhe sekrete e Albin Kurtit nëpër Institucone.
Përdoren edhe kamerat (ilegalisht) për të spiunuar zyrtarët dhe për t’i shikuar gratë nën fustan çfarë kanë veshur.
Të vetmit shqiptarë që ende u pëlqen që janë ndarë nga shqiptarët e tjerë kanë mbetur shqiptarët e diasporës.
Atyre ende u duket “i mirë” Albin Kurti, sepse nuk kanë nevojë për të, nuk varen prej tij.
Por ama, shqiptarët janë mendjemëdhenj, secili shah n’vete, është shumë zor t’i sundosh.
Strategjia “Përçaj e sundo” nuk vlen për shqiptarët.
Për t’i sunduar nuk mjafton t’i përçash.
Ka diçka në gjenet e shqiptarëve që e urrejnë me shpirt sundimtarin dhe poshtërimin.
Kjo ka ndodhur sherri i luftërave të gjata dhe pushtimit.
Shqiptari është dyshues, e ka zor ta shikojë me sy miqëor udhëheqësin, qoftë shqiptari më i mirë ai udhëheqës.
– Shqiptari e ka ditur se do ta rrahin e burgosin policia serbe – por e ka bërë dasmën me flamur kombëtar;
– Bajrakut i janë dridhur këmbët, e kanë lëshuar këmbët, por flamurin nga dora s’e ka lëshuar, se ka qenë turp të jesh frikacak.
– Shqiptari e ka ditur se policia serbe do të hynë në redaksi dhe do t’i marrin kompjuterët dhe do t’i përgjakin e arrestojnë redaktorët – por ka vazhduar punën me hundtë gjak që pikin në letrat e bardha të lajmeve.
– Poetët e kanë ditur se vjershat e tyre do të dënohen nga policia serbe, por kanë shkruar këngë kundër armikut me vetëdije të plotë se do ta paguajnë me jetë..
– Të gjithë shqiptarët e kanë ditur se do të rrahen, do të burgosen, do të vriten, do të zhduken nga pushtuesi serb, por….nuk jan╒ zmbrapsur. Kanë kërkuar Liri derisa e kanë “gjetur”.
E sot, sot Albin qyrri kujton se është më i zi se pushtuesi serb, se do të arrijë t’i ndajë shqiptarët, në fillim duke ua bërë punën të rrahen mes vete…e nga dhuna fizike mund të vie vdekja, vrasja, me dashje a pa dashje…
Tregimi i shqiptarëve është i shkruar me gjak. Prandaj, duhet të jesh idiot i madh si kryeminitri të kujtosh se nuk po “shihesh” prej aeroplanit që e vetmja armë që i ka mbetur në dorë është “t’i përçajë shqiptarët”.
P.S. Një zingjir është ai që na mban të lidhur – dashuria ndaj jetës!
– Letra Lucilit – Seneka.

JU REKOMANDOJMË

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë