Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim

17/07/2024 - 07:56
në Lajme
A A
“Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nazmi Bio Mulaku” i njohur në rrjete sociale për veprimtarinë e tij të dyshimtë, që gjoja se shëron sëmundje të ndryshme ka rënë dje në prangat e Policisë. I dyshuar për mashtrim dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, Mulaku dhe një person tjetër kanë përfunduar në mbajtje.

Lokali në të cilin dyshja dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme mjekësore, është mbyllur.

Siç tregojnë burimet e Sinjali, lokali është mbyllur nga Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë.

Në kohën kur inspektorët e kanë kontrolluar lokalin ku vepronte Mulaku, në të janë gjetur edhe dhjetë pacientë që po prisnin t’i merrnin shërbimet mjekësore.

Ndryshe, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë kundër Mulakut edhe të dyshuarit tjetër ka përfshirë edhe aplikimin e masave të fshehta.

Për një vizitë në “klinikën” e Mulakut, dyshohet se pacientët kanë paguar 100 euro, si dhe terapia që e shkruanin dy të dyshuarit poashtu kapte vlerën e 100 eurove.

Ndryshe, videot e Mulakut në TikTok e Facebook kanë bërë bujë në vazhdimësi, sidomos kohët e fundit. Qytetarë nga vende të ndryshme kanë paguar për gjoja shërim që doli të jetë veç mashtrim.

Në faqen e tij në Facebook thuhet se “Bio Mulaku shëron sëmundje të panjohura nga mjekësia”.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicës kanë njoftuar se brenda afatit ligjor do të ushtrojnë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve” – ka njoftuar Prokuroria.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti

Haxhiu e Aleancës për Çekun: Ka mospërfillje të madhe ndaj detyrës së tij, pasqyrë e vërtetë e këtij pushteti
21/08/2026 - 20:23

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Arsimit, Hajrulla Çeku, për, siç ka thënë ajo, mungesën e transparencës dhe angazhimit për sigurimin e librave shkollorë, në...

Më shumëDetails

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare

Nën tingujt e “Mora Fjalë”, sportistët kosovarë gati për garat e Lojërave Mesdhetare
21/08/2026 - 20:09

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka njoftuar se sportistët kosovarë janë gati Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Në videon e ndarë, shihen sportistët teksa shoqërohen me këngën ‘Mora Fjalë’’.

Më shumëDetails

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor

Pacolli njofton mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e Radoniqit: Ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor
21/08/2026 - 19:49

Ministrja e Mjedisit ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit” që ndodhet në zonën e mbrojtur të liqenit të...

Më shumëDetails

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare

Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
21/08/2026 - 19:36

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur për problemet e mëdha që po kanë komunat e Kosovës...

Më shumëDetails

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë

“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
21/08/2026 - 19:26

Halil Çadraku, ish-udhëheqës i G2 në Zonën Operative të Pashtrikut, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pasur ‘’obligim’’...

Më shumëDetails

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi

25 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
21/08/2026 - 19:18

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër nga ora 10:00, do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë. Në njoftim shtohet se, do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë