Inspektorati Policor i Kosovës është duke identifikuar edhe policët e tjerë që me uniformë morën pjesë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, veprim për të cilin është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazi. Këtë veprim po e konsideron të padrejtë Kryetari i komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Bekë BerishaShkuarja për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, i ka kushtuar me suspendim, komandantit të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.
Më të ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.
IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre.












