Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla e çoi Policinë në aksion pa urdhër të Prokurorisë, BE: Veprimet në mes të fushatës s’ndihmojnë

15/01/2025 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
Sveçla e çoi Policinë në aksion pa urdhër të Prokurorisë, BE: Veprimet në mes të fushatës s’ndihmojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot u shfaqën në një video, duke u krekosur për një operacion policor në disa komuna, për mbylljen e disa institucioneve serbe. Aksioni u konfirmua se u zhvillua me kërkesë të MAPL, por pa autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Prokuroria tha se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi, sipas saj, nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare dhe siç duket krejt ky aksion po del të jetë veç urdhër politik.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të transparencës dhe sqarimit të opinionit publik, njofton se lidhur me rastin e kryerjes së kontrolleve dhe bastisjeve në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele, prokurori i shtetit sqaron opinionin publik se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse, për çka edhe nuk është ofruar kurrfarë prove para prokurorit të shtetit për tu krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale që bie nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. “ – thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Madje Prokuroria ka deklaruar se “me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi.”.

Që i bie se aksioni u bë pa i përfillur procedurat ligjore.

BE-ja dhe SHBA-ja e kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër.

Në një reagim, Bashkimi Evropian tha se veprimet e Kosovës përmbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia – në një kohë fushate zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia “ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet tjera – dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

Krekosja e Sveçlës dhe Krasniqit

Sveçla, tha se me këtë veprim “përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”.

Në videon që shpërndau ai në rrjetet sociale, ku u pa edhe ministri Krasniqi, tha se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

JU REKOMANDOJMË

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e policit
Kryesore

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e policit

06/07/2025 - 16:33
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: Nëse shkojmë n’zgjedhje në 2026, VV mund të arrijë veç 29.5%

06/07/2025 - 15:59
Uka: Deklarata e Kurtit është dritë e gjelbër për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Kurti: Kërcënimi me bombë në Kuvend, e ka origjinën në Serbi

06/07/2025 - 15:50
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
Kryesore

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

06/07/2025 - 15:24
Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut
Lajme

Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut

06/07/2025 - 14:54
Prapaskenat brenda samitit të NATO-s për të joshur Donald Trumpin, CNN: Diplomacia e Mark Rutte për “babin” dhe kërcënimi për Spanjën
Lajme

CNN: Afati i Trump për marrëveshjet tregtare skadon më 9 korrik, çfarë qëndrimi pritet të ketë Presidenti?

06/07/2025 - 14:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë