Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla reagon ndaj kërkesës së Kryeqytetit për hetim të NPB-së

29/08/2026 - 20:17
në Lajme
A A
Sveçla reagon ndaj kërkesës së Kryeqytetit për hetim të NPB-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas kërkesës së Kryeqytetit për hetim të plotë dhe të paanshëm lidhur me çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka akuzuar qeverisjen komunale të Prishtinës, të drejtuar nga Përparim Rama, se po përpiqet ta bartë përgjegjësinë te LVV-ja dhe Qeveria për situatën në NPB.

“Për NPB-në, faktet kanë kronologji”, ka shkruar Sveçla, duke thënë se LVV-ja e ka kundërshtuar procesin që nga fillimi, ka paralajmëruar për dëmin që mund t’i shkaktohej NPB-së, ka bërë kallëzim penal dhe ka ngritur padi.

Sipas tij, për rreth tri vjet, LVV-ja ka kërkuar debat në Kuvendin Komunal për këtë çështje, por, siç pretendon ai, PDK-ja dhe LDK-ja e kanë pamundësuar një debat të tillë.

Sveçla ka kritikuar edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se gjatë më shumë se katër viteve në krye të komunës nuk ka ndërmarrë veprime për mbrojtjen e NPB-së dhe pronës publike.

Ai ka ngritur akuza edhe ndaj PDK-së, duke pretenduar se kjo parti ka pasur rol vendimtar në udhëheqjen e NPB-së, përmes aksionarëve, Bordit dhe kryeshefit, ndërsa ka përmendur edhe angazhimin e një avokati të Grupit Parlamentar të PDK-së në mbrojtjen ligjore të NPB-së në këtë kontest.

Sveçla ka pretenduar se ky avokat nuk e ka kundërshtuar ekspertizën financiare që ka rezultuar me mbi 32 milionë euro obligim për NPB-në dhe nuk ka kërkuar ekspertizë të re financiare, edhe pse, sipas tij, kjo mundësi ishte ofruar nga gjykata.

“LVV-ja paralajmëroi, denoncoi, paditi dhe kërkoi debat. Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! e kundërshtoi këtë marrëveshje të dëmshme dhe të dyshimtë që nga fillimi”, ka shkruar Sveçla.

Në fund, ai ka akuzuar qeverisjen komunale dhe PDK-në se po kërkojnë fajtorë pasi, sipas tij, dëmi tashmë ka ardhur te dera e NPB-së, duke thënë se përgjegjësia për mbrojtjen e pronës publike duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe kronologjisë së veprimeve.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Takim i paparalajmëruar mes Kurtit dhe Abdixhikut
29/08/2026 - 21:12

Kreu VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ai LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar të shtunën në mbrëmje për çështjen e presidentit dhe takimi aktualisht është duke...

Më shumëDetails

“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë

“Në Kosovë askush nuk është mbi ligjin” – Gërvalla i reagon BE-së për gjyqtarët serbë
29/08/2026 - 21:08

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë dhe...

Më shumëDetails

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli nëse shpallet fajtor?

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
29/08/2026 - 21:00

Më 7 shtator, Fatmir Sheholli do të dalë për herë të parë në gjykatore, për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për spiunazh dhe shantazh. Gjykata Themelore...

Më shumëDetails

Va’rreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Va’rreza në Kalludër – Momenti kur familjarët vendosin lule në vendin ku u gjetën mbetjet e 23 personave
29/08/2026 - 20:35

Dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës dhe familjarët e viktimave kanë vizituar lokacionin e varrit masiv në Kalludër të...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vd’es një kosovar pas aksidentit me motoçikletë

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
29/08/2026 - 20:29

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë. Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me...

Më shumëDetails

Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm

Protesta e Asociacioni të Komunave me 1 shtator, Ibrahimi: Dëmi që po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm
29/08/2026 - 20:23

Pjesëmarrja e komunave në protestën e paralajmëruar është vullnetare dhe asnjë komunë nuk mund të detyrohet të marrë pjesë, kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Plas skandali mes Jozit dhe Edi Kuçit? TikToku “shpërthen”, pretendohet për përleshje fizike dhe qarkullon versioni se këngëtari e ka rrahur

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë