
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj përmes një postimi në facebook ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Paparaci.com, ku shihet Dejona Mihali dhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti duke zhvilluar një takim të dyshimtë të dielën në mëngjes në Vila Gërmia.
Selmanaj tha se po të kishim një udhëheqje me standarde demokratike, sot do të duhet të shkarkohej shefi i AKI-së, dhe të nisin hetimet ndaj Mihalit.
“Po të kishim udhëheqje dhe standarde demokratike, sot menjëhere do të shkarkohej shefi i AKI-së dhe do të nisnin hetimet për këtë vajzën nga Shqipëria. LVV është bërë kapëse, zhvatëse dhe demoluese e Republikës!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Tutje, ai tha se “LVV është bërë kapëse, zhvatëse dhe demoluese e Republikës!”.
Paparaci.com pak më parë raportoi për një takim të dyshimit të zhvilluar të dielën në mëngjes në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Paparaci, ka publikuar pamje nga takimi i tyre.
Takimi me Mihalin nuk është i përshkruar në detyrat e krerëve të inteligjencës. Këtë takim e bën edhe më skandaloz fakti që vetë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kishte rekomanduar ndalimin e hyrjes së Mihalit në Kosovë, për shkak se “paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës”.












