Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takimi pas tensioneve në Veri, çfarë pritet nga ballafaqimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

10/08/2022 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
Takimi pas tensioneve në Veri, çfarë pritet nga ballafaqimi Kurti – Vuçiq në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.

Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Kryeministri Kurti pritet që javën e ardhshme të bisedojë në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një takim që Bashkimi Evropian u ngut ta oragnizojë pas tensioneve të 31 korrikut, për shkak të reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale të lëshuara nga Serbia.

Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se tensionet e fundit në veri tregojnë për kthim prapa në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve.

“Ka dallime esenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa i takon tërë dialogut dhe përfundimit të tij, kjo si parakusht pastaj shpjegon edhe zhvillimet e fundit në veri. Serbia është duke përdorur dialogun për të krijuar ose zgjeruar një autonomi për serbët në Kosovë dhe është duke i ikur temës së njohjes së ndërsjellë apo pranimit të Kosovës. Në anën tjetër Kosova është duke përqendruar tërë energjinë në arritjen e një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë. Këto janë qëndrime kundërshtuese ndaj njëra tjetrës dhe asnjëra palë duket se nuk ka gatishmëri për kompromis”.

Visoka thotë se tensionet në veri mund të shpjegohen në disa forma.

“E para si paralajmërim se dialogu dhe paqebërja janë thelbësore, prandaj kemi përshkallëzim për të qetësuar situatën, kemi përshkallëzim për të paralajmëruar të gjitha palët se vërtetë duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve. E dyta, këto përshkallëzime mund të lexohen si shenja për një trajektore negative të zhvillimeve në veri ku kemi shkallëzim të situatës si metodë për të imponuar pastaj zgjidhje në terren por edhe në tavolinën e bisedimeve. E treta, këto zhvillime mund të lexohen edhe si tendenca politike për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike në të dy vendet, posaçërisht në Serbi sa i përket refuzimit të tyre për të vënë sanksione ndaj Rusisë”.

Me 1 shtator të këtij viti, pritet të rinisë zbatimi i masës për reciprocitet sa i takon dokumenteve të identifikimit, por edhe i ndërrimit të targave të makinave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Visoka thotë se kjo mund të sjellë përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në veri, ndërsa thekson se KFOR-i dhe EULEX-i duhet të përgatiten paraprakisht për të mos lejuar bllokadat e ngjashme si ato të fillimit të këtij muaji.

“Serbia dhe strukturat e saj politike dhe të sigurisë janë të përgatitura mirë dhe duket se janë përgatitur ndër vite për të bllokuar dhe për të rezistuar ndaj zgjerimit të autoritetit të Kosovës në veri. Ky përshkallëzim është i rrezikshëm për shkak se kemi kombinim të disa grupeve, edhe kriminale, që kanë interesa ekonomike, të sigurisë dhe inteligjencës, dhe ato të përfaqësuesve politik të imponuar nga Beogradi. Por tani kemi edhe elementin rus, të cilët janë të interesuar të ndryshojnë situatën në veri”, thotë ai.

“Kjo mund të ndodhë për aq kohë sa udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë të angazhuar për të shkaktuar telashe e për të rritur tensionet. Me një politikë të tillë të krijimit të trazirave, të psikozës së luftës, psikozës së frikës, pushtetarët e kontrollojnë situatën më mirë, jetojnë e veprojnë më lehtë brenda situatave të tilla, sepse e largojnë vëmendjen nga çështje thelbësore për qytetarët”, i tha Zërit të Amerikës njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi.

Ai tha se me këto tensione udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po i përgatisin qytetarët për vendimet e vështira që i presin në të ardhmen.

“Për shembull, Serbisë i intereson që të shkaktojë tensione, frikë, të krijoj psikozën te qytetarët e vet se ne jemi të rrezikuar të na sulmojë NATO-ja e të tjera, në mënyrë që sa më lehtë t’i pranojnë kushtet e një marrëveshje përfundimtare. Në anën tjetër, në interesin e qeverisë së Kosovës është që të krijojë ndjenjën e frikës, psikozës së përgjithshme në mënyrë që vendimi, ta zëmë për Asociacionin apo për kishat, të pranohet më lehtë nga qytetarët si një variant më i mirë nga dy apo tri variante të këqija”, tha Pacarizi.

Analistët thonë se takimi i nivelit më të lartë politik, që pritet të mbahet më 18 gusht, mund të shërbejë për të siguruar uljen e tensioneve, ndoënse qëndrimet tërësisht të kudnërta të palëve nuk japin shumë shpresë për ndonjë përparim.

“Nëse nuk ka përparim në këto tema, ose në përgjithësi në dialog, mendoj se ky takim duhet të shërbejë për të mos u përshkallëzuar më tej situata. Të paktën çfarë mund të ndodhë është të dalin me deklaratë të përbashkët për mos agresivitet, të dalin me qëndrimet se asnjëra palë nuk do të marrë masa që cenojnë sigurinë në veri dhe të paktën Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë që nëse palët shkelin këto parime – do të ketë sanksione”, thotë Visoka.

Janë mbushur 11 vjet që kur palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve por përpairmet janë të pakta. Serbia e mbështetur nga Moska kundërshton pavarësinë e Kosovës të cilën e njohin vendet kryesore perëndimore./ VoA

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë