Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjithë shqiptarët me sy e veshë kah Leskovci, Shqipëria synon fitore ndaj Serbisë

11/10/2025 - 13:07
në Sport
A A
Të gjithë shqiptarët me sy e veshë kah Leskovci, Shqipëria synon fitore ndaj Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E gjithë vëmendja e shqiptarëve nga e gjithë bota sontë është në stadiumin “Dubocica” në Leskovc.

Aty, me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të sfidohet nga Serbia, me ndeshjen që do të luhet në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror të vitit 2026.

Kjo është një përballje që zgjon interesimin e të gjithëve, jo vetëm shqiptarëve, shkaku i historisë që ka.

Megjithatë, edhe pse ky takim bën bujë të madhe jashtë stadiumit, në stadium sonte pritet një atmosferë e qetë, shkaku i disa vendimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Së pari ishte zhvendosja nga Beogradi në Leskovc, e së dyti ishte vendimi që mos të shiten bileta për këtë ndeshje, duke bërë që pjesëmarrësit në tribuna të jenë të ‘përzgjedhur’.

Pavarësisht se stadiumi ka mbi 8 mijë ulëse, për përballjen e sontme do të jenë të hapura vetëm 6500 ulëse.

Për ndeshjen e sontme, Shqipëria mund të llogaris në të gjithë lojtarët e saj, përveç Adrion Pajazitit dhe Ardian Ismajlit, të cilët janë të lënduar. Nazmi Gripshi u ftua për të mbuluar një boshllëk në listë.

Në anën tjetër, Serbia do të jetë pa Nikola Milenkovicin, i suspenduar dhe Sasa Lukic, i lënduar.

Shqipëria dhe Serbia janë përballur një herë gjatë këtyre kualifikimeve, me ndeshjen që u luajt në Tiranë më 7 qershor.

Ndeshja ishte mbyllur pa gola, 0-0, pasi Rey Manaj kishte dështuar nga penalltia në fund të pjesës së parë.

Më herët, Shqipëria e Serbia ishin përballur në kualifikimet e EURO 2016.

Shqipëria fitonte ndeshjen e parë në Beograd, në tavolinë, pas vendimit të CAS-it, pasi lojtarët shqiptarë dhe stafi i trajnerëve të kombëtares ishin sulmuar.

Megjithatë, ndeshjen e dytë, e luajtur në Elbasan, e fitonte Serbia me shifrat prej 2-0./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”
02/06/2026 - 08:52

Futbollisti Amir Rrahmani, i ka propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla. Lajmin e bukur e bëri publik vetë modelja përmes një fotografie të unazës së fejesës...

Më shumëDetails

Albian Hajdari i ‘çelë letrat’: Më kërcënuan, por s’i bie kurrë pishman që zgjodha Kosovën

01/06/2026 - 19:18

Albian Hajdari i ‘çelë letrat’: Më kërcënuan, por s’i bie kurrë pishman që zgjodha Kosovën “Kam marrë kërcënime dhe fyerje. Më kërcënonin familjen, ata u frikësuan dhe u...

Më shumëDetails

Çmimi për Leaon, Milani befason klubet e interesuara

Çmimi për Leaon, Milani befason klubet e interesuara
01/06/2026 - 18:11

Sulmuesi portugez ka lënë të kuptohet se është gati për një aventurë të re pas shtatë vitesh të suksesshme në “San Siro”. 26-vjeçari, i cili fitoi Serie A...

Më shumëDetails

Atletja e Kosovës e dyta në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim

Atletja e Kosovës e dyta në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim
01/06/2026 - 15:27

Atletja e Kosovës, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u...

Më shumëDetails

Përfundimisht, Muriq transferohet te skuadra e Seria A

Përfundimisht, Muriq transferohet te skuadra e Seria A
01/06/2026 - 15:11

Portieri i Kosovës, Aro Muriq do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasi është transferuar te Sassuolo, ku deri më tani ishte i huazuar. Muriq ishte pjesë e skuadrës...

Më shumëDetails

Skuadra e SC Gjilanit demanton disa njoftime pë transfere, ironizon me foto të Zhegrovës e Muriqit

Skuadra e SC Gjilanit demanton disa njoftime pë transfere, ironizon me foto të Zhegrovës e Muriqit
01/06/2026 - 14:15

Skuadra e SC Gjilanit ka bërë një postim ironizues për raportimet e fundit, që kinse kanë arritur marrëveshje me trajnerin, Jeton Beqiri. Në një postim në rrjetet sociale,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    Jeta Statovci pas shkarkimit të vëllait nga RTK: Thellësisht zhgënjyese, kjo është më e rëndë se hakmarrja politike

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pse Albin Kurti dëshiron t’i shpëtojë nga falimentimi “Prishtina Ticket (GP Aviation) dhe kompaninë e djalit të axhës së Luan Dalipit?

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mërgimtari nga Gjermania e kërcënon haptazi Valon Sylën: “Me ba me zatet, drejt e ne spital ka me shku”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari Halili dyshon se IPKO po kryen hajni: Për 8 GB më kanë faturuar 80, pa kurrfarë njoftimi e kontrate

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë