Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj Serbisë

25/01/2026 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbia edhe më tej vazhdon t`i fshehë krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Edhe pas thuajse tri dekadash, janë rreth 1 mijë e 600 shqiptarë, që figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Pavarësisht se nëpër vite është kërkuar me ngulm që faktori ndërkombëtar të bëjë hapa konkretë që do ta detyronte Serbinë të hapë arkivat shtetërore, përfshirë ato policore, ushtarake dhe të inteligjencës, gjë që do të lehtësonte gjetjen e vendndodhjeve të të zhdukurve, shpesh këto kërkesa janë bërë pjesë e çështjeve politike, duke u lënë anash pa vëmendje të mjaftueshme.

Serbia edhe më tej vazhdon të fsheh krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjetura. Ndaj shumë organizata që merren me çështjen e fatit të të zhdukurve, vazhdojnë edhe më tej, të kërkojnë një presion më të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke besuar se një numër i madh i atyre që mungojnë, gjenden nëpër varrezat masive në Serbi.

“Kjo është përgjegjësia që Serbia çdo gjë duhet ta qetë në letër dhe të definon. sikur vëllezërit Bytyqi. Pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare vëllezërit Bytyqi kurrë nuk ish gjet. po kur e kapën amerikan kjo punë duhet mu krye për 3o ditë, u gjetën vëllezërit Bytyqi”, thotë Ahmet Grajqevci, Këshillin Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë.

Ka dhe sugjerime se Bashkimi Evropian duhet të përdorë masa sanksionuese ndaj palëve që e zvarrisin këtë proces që anashkalojnë zbatimin e deklaratës për të zhdukurit marrëveshje kjo e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2023.

“Ka kompetenca që të ndërmerr veprime sanksionuese ndaj njërës palë, tjetrës apo dyjave nëse vlerëson se ato nuk kanë vullnet ta zbatojnë deklaratën e përbashkët. Une po shpresoj që përfundimisht BE do ta shfrytëzojë atë drejtë që të ndërmerr sanksionet ndaj palevë po që se ato nuk i zbatojnë marrëveshjet”, thotë Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Takimi i parë themelues Komisionit të Përbashkët për persona të zhdukur, që u realizua ditë më parë në Bruksel, pritet ndoshta ti jap fund refuzimeve serbe dhe përpjekjeve për zhbërjen e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Njohës të fushës, nënvizojnë se efikasiteti i punës së Komisionit të Përbashkët do të varet nga politika e brendshme në Serbi, ku edhe par tri dekadave mbizotëron narrativi i mohimit të krimeve dhe rehabilitimit të kriminelëve të luftës./RTK/

JU REKOMANDOJMË

IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme
Kryesore

IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

25/01/2026 - 22:18
Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin
Kryesore

Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin

25/01/2026 - 21:33
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar në Serbi më 2014
Kryesore

140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar në Serbi më 2014

25/01/2026 - 20:51
Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro
Kryesore

Ndodh edhe kjo: Arkivi i Kosovës punëson konsulent për recepsion me pagë vjetore 18 mijë euro

25/01/2026 - 20:45
Gara në LDK, Ukshini: Humbësi të mos jetë i përjashtuar, procesi të menaxhohet me kujdes
Kryesore

Gara në LDK, Ukshini: Humbësi të mos jetë i përjashtuar, procesi të menaxhohet me kujdes

25/01/2026 - 20:10
Rama i kërkon Kurtit që në “trekandëshin Kant, Mill, Aristotel” t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës
Kryesore

Rama i kërkon Kurtit që në “trekandëshin Kant, Mill, Aristotel” t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës

25/01/2026 - 18:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    485 Shpërndaje
    Shpërndaje 194 Tweet 121
  • “Fati Im” apo fati i ministrit? MSh bëhet ‘mburojë’ e spitalit privat ku punon “Zonja e Parë” e shëndetësisë, del kundër inspektores së vet që gjeti shkeljet me licencim

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Nga call-centerat te fast-food-i: dosja KFC-Pizza Hut, rrjeti gjeorgjian, Amant Josifi dhe transaksionet me Fatmir Zymberin

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Arma “Discombobulator”, Trumpi zbulon pajisjen misterioze që u përdor për kapjen e Maduros

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë