
Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar pranë qendrës së votimit tek 3 rrokaqiejt ku janë të regjistruar mbi 8 mijë votues.
Por numri i votuesve deri tani del të jetë shumë i ulët.
Në qendrën e votimit 3805B, deri tani kanë votuar vetëm 6 persona./Veriu.info/













